Nga Artan Fuga
Unë vazhdoj ta përsëris prej dy javësh: duhet marrë eksperienca e mire e Mesjetës së ndritshme kundër epidemive te asaj kohe.
1. Duhet prodhuar pasoja artificialisht para se atë ta prodhoje shkaku natyror, se atëherë është vonë. Duhen zbehur rendshim lidhjet dhe lëvizjet sociale.
Të çmendurit vazhdojnë akoma të vene klientin para njeriut…
2. Ne epidemi nuk ka kufij shtetërore, Shqipëria, Greqia, Kosova, Italia, është nje rajon i vetem. Sikur te ishte thjesht Italia.
Italia u vonua tre jave pikërisht nen efektin e lobive financiare. Edhe stadiumet i donin plot… Jo Juventusi, jo Milani…
Fitimi, politika kundër njeriut. I thërrasim mendjes sa nuk është vonë.
Ata mjeke dhe shtrigane qe ne mënyre te papërgjegjshme shkruajnë se koronavirusi nuk i kapka shqiptaret [!] u ngjajnë atyre gjoja gjeologeve a sizmologeve qe na thoshin : nuk ka rrezik, flini gjume strukturat nuk janë dëmtuar. Na ka ruajtur Zoti!
Kur shkencëtari a intelektuali behet propagandist lëpirës jo vetëm behet karagjoz, por edhe i rrezikshëm.
Masat e forta vetëm në nxjerrin përtej.
Përndryshe, hajde vazhdojmë shkojmë ne stadium dhe puthemi kur gjuhet penalltia.