Kreu i opozitës Lulzim Basha, së bashku me mjekë ka dalë në një deklaratë për media, ku kërkon qetësi dhe kujdesje për të gjithë.
Basha shprehet se mjekët sot janë heronjtë dhe atyre u duhet dhënë çdo gjë që duhet.
Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha
Të dashur mjek, infermier anëtarë të sistemit shëndetësor në Shqipëri!
Jetët e shqiptarëve janë në duart tuaj.
Sot ne jemi në mbështetje tuaj, dhe do të zbatojmë këshillat tuaja.
Qeveritë shkojnë e vijnë, ju do të jeni sërish këtu.
Ne kemi një nga stafet më të mira, por tani duhet që të ju vihen në dorë mjetet.
Të gjithë jemi në duart tuaja.
Mos ngurroni të kërkoni çfarë t’ju nevojitet për të përmbushur misionin tuaj.
Qeveritë shkojnë e vijnë, ata që mbeten jeni ju.
Ajo që duhet t’ju japim sot janë fondet dhe mjetet e nevojshme.
Të gjithë duhet të dëgjojmë zërin tuaj.
Qytetarët, sot duhet të jemi të përgjegjshëm për çdo veprim që duhet të ndërmarrim.
Të gjithë ata që vijnë nga Italia e veriut të shmangin kontaktet për një periudhë dyjavore.
Nuk është koha për panik, por për kujdes maksimal.
Ne do të jemi në ndjekje të situatës hap pas hapi. Ekspertët tanë do të jenë në dispozicion.