Pas rasteve me koranovirus, Bashkia Shkodër publikon planin e masave

Hënë, 09 Mars 2020 14:12

Pas shpërthimit të koranovirusit edhe ne Shqipëri, bashkia Shkodër ka shpërndarë në faqen e  vet në facebook  një njoftim për kujdesin që duhet të bëhet në këtë rast dhe veprimet që do të ndërmarrë kjo bashki pas vedimeve të qeverisë dhe këshillave të mjekëve.

“Bashkia e Shkodrës do të jetë në shërbim të banorëve në territor për t'i orientuar për çdo nevojë që ata mund të kenë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Ja njoftimi i plotë i bashkisë Shkodër:

Bashkia e Shkodrës, në kuadër të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga shfaqja e rasteve të para nga koronavirusi në Shqipëri, në mbështetje të urdhrave nga dikasteret qendrore, bën me dije se:

1. Duke filluar nga dita e sotme, pezullohet mësimi dhe çdo aktivitet:

- Në institucione publike dhe jo publike të tila si: aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca, tubime dhe takime me pjesëmarrje masive në vende të mbyllura apo të hapura, p.sh. koncerte, tubime dhe dëgjesa publike.

- Në shkolla, kopshte dhe çerdhe dhe qendra në territorin e Bashkisë së Shkodrës, deri në një njoftim të dytë.

2. Stafet e këtyre institucioneve, do të vazhdojnë të paraqiten në detyrë, duke patur si prioritet monitorimin e situatës dhe mbikëqyrjen e higjenës dhe pastërtisë së ambjenteve, në zbatim të orientimeve të OBSH-së.

3. Duke nisur nga dita e nesërme, do të vijojë dizinfektimi i të gjitha institucioneve publike, shkolla, kopshte e çerdhe, qendra në territorin e Bashkisë Shkodër.

4. Banorët në territor, udhëzohen të zbatojnë të gjitha urdhërat e protokollet publike tashmë të institucioneve vendase e të huaja, për përballimin me sa më pak pasoja të situatës, duke shmangur panikun dhe ruajtur qetësinë.

Bashkia e Shkodrës do të jetë në shërbim të banorëve në territor për t'i orientuar për çdo nevojë që ata mund të kenë.

Modifikuar më Hënë, 09 Mars 2020 14:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...