“Mos u çmendni! Cili është faji i Bashës nëse…?”- Agron Gjekmarkaj për koronavirusin: Kreu i PD nuk e ndalon dot trajektoren e tij edhe nëse thërret rroftë Edi Rama

Tuesday, 10 Mars 2020 18:41

Agron Gjekmarkaj

Agron-Gjekmarkaj

Të habit lehtësia për të veshur me faj atë që se ka! Gjithkush e di që Edi Rama nuk është pjesëmarrës në “komplotin” e shpikjes së koronavirusit! Madje pikërisht në këtë moment jemi të prirur të besojmë se do të bëjë maksimumin me sa ka në dorë!

Në të tilla situata, lufta politike kalon në plan të dytë për tu mbrojtur nga armiku i padukshëm si te “Shkretëtira e Tartarëve” të Dino Buxatit! Por kjo nuk do të thotë që të vërtetës t’i bihet me grushta kresë! E pamoralshme është që ajo të shndërrohet në gënjeshtër!

Lulzim Basha si politikan do të gjykohet nga votuesit bashkë me Edi Ramën por ai sot s’ka gjë në dorë, Kryeministër është ky i dyti e bashkë me nderin duhet të mbajë edhe përgjumësinë e detyrës! Sot ai sulmoi Kryetarin e opozitës sepse tha disa të vërteta në lidhje me emergjencën e paralajmëruar! Po ashtu edhe mediat pranë tij! Nga ana tjetër shumë të tjerë e akuzojnë Bashën për butësi ndonëse ai po sillet si në rastin e tërmetit më shumë si qytetar sesa si politikan! Rama thotë që nuk është koha më bë politikë dhe bën sa i ha krahu!

Nëse maskat janë të skaduara cili është faji i Bashës që i thotë sill të paskaduara?  Nëse prej javësh i është thënë bëj transparent planin e masave pa propagandë dhe ai se ka bërë ku është faji? Ajo që po ndodhte në Itali dukej qartë që po mbërrinte edhe këtu! Kësaj nahie kishte një mendjelehtësi të frikshme, bëhej një kongres dhe thirrej një miting! Çdo zë që ngrihej kritikohej!

Qeveria dukej sikur jetonte në një planet tjetër dhe për këtë sfide globale dukej fort e padëshiruar që të merrej! Përqeshën çdo zë që kërkoi llogari, që kërkojë të dijë më shumë, që kërkoi të mbyllen kufijtë ajrorë pjesërisht apo plotësisht me Italinë, që kërkoi një plan masash aq sa mund të bëjë ky shtet tejet i rrjepur nga historia dhe njerëzit e bashkësisë!!

Ngjante se gjithë këta kërkonin që në Shqipëri të vinte koronavirusi për të destabilizuar qeverinë! Kështu nuk ishte! Legjitim ishte shqetësimi! Përtej qëndrimeve tona pro e kundër, ai erdhi! Shpresojmë e besojmë se qeveria do të bëjë maksimumin tani e tutje me mirë vonë se kurrë pa propagandë, pa gënjeshtra me bashkëpunimin e gjithë shoqërisë, faktorëve politik, religjioz, ekonomik e individual!

Por mos u çmendeni që paaftësinë e dikujt tjetër t’ja vendosni mbi shpinë tjerakujt, përgjumësinë po ashtu! Edi Rama nuk e ka shpikur virusin por nuk është treguar vigjilent dhe i përgjegjshëm sa duhet që t’ja vështirësojë deportimin! Basha nuk e ndalon dot trajektoren e tij edhe nëse thërret rroftë Edi Rama nga sabahu në aksham!

Të shndërrohemi në një bashkësi që ndjek rregullat e urdhëresat, që del nga kafet e shton higjienën e plot reagime të tjera! Të gjithë së bashku kundër koronavirusit duke kërkuar të vërtetën dhe shndërruar atë në ndihmë për gjithsecilin se pari për ata që janë në linje të parë, mjekët dhe infermieret!

Ata pos fjalëve kanë nevojë për mjete e mbështetje! Janë njerëz si ne me frikën dhe trimërinë që na karakterizon me një ndryshim qe ne të tjerët u kërkojmë të bëhen heronj për ne! Mbase do të bëhen po hajt ti mbështesim me gjithçka ky vend mundet po jo duke ju nxjerre Bashën si ogiç haraçit!

Nuk rri kjo as në qiell e as në tokë pos hapësirës boshe në tryezën ovale të qeverisë! Rama ka te drejte kur thotë që s’kanë kuptim të gjitha këto task forca, një e qeverisë, një e Presidentit dhe një e opozitës! Por i takon pikërisht atij të bëjë një për të qenë duke e pyetur edhe opozitën edhe Presidentin dhe jo duke kërkuar vetëm heshtjen e tyre për gabimet e veta!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...