Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar replikën me kryeministrin Edi Rama për çështjen e masave kundër koronavirusit. Në një postim në “Twitter” ku i bën ‘tagg’ kryeministrit, Basha thotë se shëndetësia, përgatitja e qeverisë për koronavirusin dhe qeveria është rrumpallë. Ndaj ai i kërkon marrjen e masave për të mbrojtur mjekët dhe infermierët.
“Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. @ediramaal ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. MERR MASA të mbrosh mjekët dhe infermierët. Lëri batutat bajate, shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve! Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën. Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua! Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si kloun, nuk është koha për të qeshur me ty”, shkruan Basha.