Në Francë, ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, autoritetet vazhdojnë aksionet ndaj atyre që po shesin maska të skaduara. Portali ’20 minutes’ raporton se këtë herë janë arrestuar tre persona, që po trafikonin maska të skaduara mjekësore. Të arrestuarit u ndaluan në Val-de-Marne. Të tre janë rreth 20 vjeç.
Mësohet se gjithçka nisi kur një grua në të 50-tat raportoi te policia se njerëzit që punonin në kompaninë e saj po shkarkoheshin disa kuti. Ajo vuri re se ata po hidhnin kutitë bosh të maskave në kazane plehrash. Data e skadimit në kuti ishte: shtator 2012. Më në fund policia i ndaloi ata. Mes të tjerave, të rinjve iu gjet edhe një valixhe me dy kg kanabis.
Ndërkohë një burrë 59-vjeçar u arrestua të martën në në Francë pasi kishte shitur maska të skaduara. Mediat franceze raportojnë se ai u arrestua në rajonin e Oise pasi kishte vënë në shitje online materiale mbrojtëse të skaduara, mes tyre maska dhe dezinfektant.
Xhandarmëria tha se operacioni u krye në rajonin me më shumë persona të prekur nga koronavirusi në Francë. Ata zbuluan 9400 maska, 3300 doreza, 4500 pastruese, 80 shishe me xhel hidroalkoolik, të gjitha të skaduara. Ato ishin hedhur në shitje në një faqe në internet.
Produktet industriale, të skaduara dhe të destinuara për shkatërrim, ishin marrë nga një punonjës i kompanisë. Mashtrimi i zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet.
Shqipëria është përfshirë nga një skandal i përmasave tronditëse, pasi qeveria ka shpërndarë qindra-mijëra maska të skaduara. Megjithatë, kryeministri Edi Rama po e përdor këtë skandal për të bërë shfaqje.