Kreu i republikanëve shqiptarë ka bërë thirrje qytetarëve për më shumë përgjegjëshmëri pas përhapjes së koronavirusit edhe në Shqipëri.
“Askush nuk është imun nga virusi, indiferenca rrezikon jetën tonë dhe njerezve afër nesh”, shkruan Mediu.
Ja postimi i plotë:
Të dashur miq
Situata në vend eshte emergjente, infektimi dhe rreziku i coronavirus do vazhdoj të rritet.
Sot kemi fatalitetin me humbje jete në Durres
Në këtë situate ka nevojë të kuptojme dhe pranojme pergjegjesinë për vehte dhe njerezit që na rrethojne.
Askush nuk është imun nga virusi, indiferenca rrezikon jetën tonë dhe njerezve afër nesh.
Sejcili prej nesh mund të ndihmoje duke filluar me kufizimin dhe disiplinimin e vehtes, zbatimin e përpiktë të udhëzimeve të mjekeve dhe duke u perpjekur ta imponojmë tek njerezit tane të afërm.
Mjekët duhet të behen zëdhënes të jetes se qytetareve dhe jo interesave politike, ata nuk mund te justifikojnë problemet qe dihen në sistemin shendetesor, por duhet te flasin dhe kerkojne fort nga qeveria cdo gje qe duhet për te shpetuar jeten e qytetareve, por dhe mbrojtur vehten e tyre.
Po postoj nje video te nje te riu britanik i cili ka kaluar coronavirusin në Kine, për te terhequr vemendjen per ate cka duhet të bejme.