Koronavirusi në Shqipëri, Rama bën thirrje: Ilaçi më efektiv vetëpërmbajtja dhe qetësia
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nesër administrata do të jetë pushim, për shkak të ndalimit të qarkullimit të plotë me makina për zonën e Tiranës dhe të Durrësit, në kuadër të masave kundër koronavirusit.
MESAZHI I RAMËS
🔴 NESËR ADMINISTRATA SHTETËRORE DO TË JETË PUSHIM
🔴 PËR KRYERJEN E DETYRËS NË SHËRBIMET SHTETËRORE OSE PUBLIKE BRENDA PERIMETRIT TR-DR, GJATË PERIUDHËS SË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS, PUNONJËSIT E AERPORTIT APO TË INSTITUCIONEVE TË TJERA SHTETËRORE QË KRYEJNË FUNKSIONE TË DOMOSDOSHME DHE E KANË TË PAMUNDUR LËVIZJEN NË KËMBË, DUHET TË AKREDITOHEN PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT, EMËR PËR EMËR
🔴 MARRJA NË AUTOMJETIN E PUNËS E PERSONAVE TË FAMILJES APO PERSONAVE TË TJERË QË S’KANË LIDHJE ME DETYRËN SHTETËRORE ËSHTË RREPTËSISHT E NDALUAR DHE DO TË NDËSHKOHET ME SANKSIONE TË RËNDA
🔴 PËR VAJTJE – ARDHJET NGA AEROPORTI DREJTUESI I AUTOMJETIT DUHET T’I TREGOJË POST-BLLOKUT, BILETAT E FLUTURIMIT TË PERSONAVE QË DO TË LARGOHEN APO FOTON E BILETAVE TË PERSONAVE QË DO TË MBËRRIJNË
🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! SHUMË FARE!