PD: Dënojmë ndërhyrjen nga Edi Rama në mundësinë për komunikim normal të qytetarëve me telefon

Premte, 13 Mars 2020 13:20

Kryeministri Edi Rama dërgoi një mesazh intruziv në të gjithë telefonët celularë të rrjetit Vodafone duke i këshilluar njerëzit të lajnë duart kundër koronavirusit dhe “të ruhen nga media”.
Kjo revoltoi qytetarët dhe organizatat e mediave në vend. Lidhur me këtë skandal reagoi edhe Partia Demokratike.
"PD dënon ndërhyrjen nga Edi Rama në mundësinë për komunikim normal të qytetarëve me telefon. Në vend të shërbimit ndaj propagandës, kompanitë celulare të ofrojnë internet falas për të ndihmuar fëmijët që po mësojnë online," thuhet në deklaratën e PD
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Partia Demokratike ka marrë me mijëra ankesa dhe mesazhe nga qytetarët të shqetësuar për vonesa dhe anomali në lidhjet telefonike me familjarët apo miqtë, për shkak të një mesazhi pengues zanor personal të Edi Ramës, që i paraprin telefonatave të tyre.
Në çdo vend, ku Kryeministri shqetësohet për qytetarët dhe jo për propagandën e tij, mesazhet sensibilizuese për shëndetin dërgohen nga institucionet e shëndetit publik, jo nga politikanët.
Partia Demokratike e dënon këtë akt flagrant të ndërhyrjes në privatësinë dhe mundësinë për komunikim normal të qytetarëve nga Edi Rama, që përdor AKEP-in si zyrë propagande të PS.
PD apelon kompanitë celulare që të ndërpresin menjëherë shkeljen e ligjit dhe kushteve të kontratës me klientët dhe të rikthejnë komunikimin e shpejtë dhe normal mes qytetarëve.
Kompanitë celulare, në vend që t’i shërbejnë një individi dhe propagandës personale të tij, mund të luajnë një rol të dobishëm në këto momente kritike për bashkëqytetarët tanë.
Mijëra fëmijë janë duke marrë mësim online dhe kanë nevojë për internet. Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare e kanë të pamundur të përballojnë faturën e internetit.
Një masë e dobishme nga kompanitë celulare është të mundësojnë internet falas gjatë krizës për të gjithë njerëzit në nevojë dhe për prindërit e fëmijëve në shkollë, duke siguruar akses të plotë në mësimin online.
Partia Demokratike dënon thirrjen e papërgjegjshme të Edi Ramës për të bojkotuar mediat. Në një vend demokratik, media e lirë është mjeti më i besueshëm i marrjes së informacionit nga qytetarët.
Përmes medias dhe çdo forme tjetër komunikimi, qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë zërin e mjekëve dhe të specialistëve, jo zërin e propagandës apo të kryeministrit në hall për pikët në rënie të pushtetit të tij.
Në vend që të politizojë gjithçka, duke shqetësuar qytetarët dhe duke sulmuar opozitën, Edi Rama duhet të kryejë detyrat e kryeministrit për t’ua lehtësuar qytetarëve dhe personelit shëndetësor këtë moment të vështirë.
Kryeministri ka detyrë që të rrisë buxhetin e nevojshëm për përballimin e kësaj situate. 3 milionë euro janë krejt të pamjaftueshme!
Në vend të mesazheve telefonike, qytetarët duan që Kryeministri të marrë masa për të mbrojtur biznesin nga mbyllja e përkohshme e detyrueshme, duke e lehtësuar nga detyrimet tatimore. Qytetarët duan siguri nga profesionistët, jo propagandë nga pushtetarët!

Modifikuar më Premte, 13 Mars 2020 13:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...