Basha: Qeveria jo vetëm gjoba, transparencë për kapacitetet e përballimit të fluksit

Diel, 15 Mars 2020 22:01

Me një komunikim nga selia e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi nga qeveria që të bëhet transparencë e plotë për situatën.

Basha është shprehur se qeveria nuk duhet të vendosë vetëm gjoba.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

 
 

Dua të jem i qartë. Transparenca është armiku numër një ndaj panikut në këtë periudhë.

 

Qytetarët duhet të informohen në kohë nga qeveria jo thjesht për gjobat dhe sanksionet ndaj tyre, por mbi të gjitha për:

- Kapacitetet pritëse të shërbimit tonë shëndetësor;

- Numrin e pajisjeve respiratore që ka në dispozicion vendi ynë;

- Pajisjen me medikamentet e nevojshme që ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të virusit, sipas protokolleve shëndetësore të miratuara nga OBSH.

- Planin e masave për përballimin e fluksit.

Sot të gjithë ne kemi nevojë për solidaritet, mirëkuptim dhe mbështetje. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë sfidë të paprecedentë për ne si individë, si familjarë dhe si shoqëri.

Prandaj ne si opozitë, po punojmë përditë me ekspertët tanë për t’ju informuar, për tju ofruar transparencë sa të mundemi, por edhe për ti’ propozuar qeverisë masa dhe plane të mirëstudiuara.

Siguria, shëndeti dhe mirëqenia juaj është objektivi ynë i vetëm.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...