Përmes një komenti në ‘Facebook’ Fuga u sugjeroi qytetarëve që të merren me diccka brenda shtëpisë së tyre, pasi ka shumë opsione të tillë, dhe jo të shëndrrohet në kriminel, duke bërë të mundur përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.
KOMENTI
Krimineli do te jesh ti!
—————–
Askush mos beje as shpetimtarin, as trimin, as te perkedhelurin, as garipin, as aristokratin.
Eshte nje hall kolektiv qe te gjitha kombet po kerkojne ta zgjidhin me solidaritet, modesti, dhe qetesi.
Ata qe duhet te dalin dhe punojne, sigurisht duhet te shkojne ku i therret detyra dhe nevoja. Por nevojat me te domosdoshme.
Te tjeret ne shtepi. Jo me komshinjte!
Disa bejne cilimiun: Merzitem ne shtepi – thone paturpesisht.
Dhe kur? Tani.
Telefonin e ke? Komuniko! ëhatsappin me kamera e ke? Komuniko!
Kompjuter ke? Lexo. Informoju. Lexo ëikipedian. Meso.
Je nxenes, student, studjo!
Ndofta dijet qe do te marresh mund te percaktojne jeten tende profesionale!
Televizor ke? Shih filma. Lere politiken! Kalli flamen!
Ke libra? Lexo libra historie ose romane. Ta heqin mendjen.
Kombet e tjera perfitojne nga mbyllja prej virusit dhe ngrihen kulturalisht. Ne jeten normale ne e kemi humbur betejen me ta, jemi rrudhur ne numur si kope kapronjsh qe kane humbur rrugen ne savane dhe po i hane tigrat. Te pakten mos mundemi edhe ne kushte semundjeje.
Eshte rast edhe per dembelet, parazitet, trapat.
Nuk po u themi: Punoni, por mospunoni! Rrini ne shtepi! Flini!
Perfitoni ca dite!
Te behesh i vlefshem duke mos bere asgje, vetem duke marre fryme!
Nuk ke asnje nga keto? Dil ne ballkon, merr ajer. Shih rete ne qiell. Format estetike qe krijojne.
Nuk do? Rri mendo cfare gabimesh ke bere ne jete dhe si mendon t’i riparosh ne vitet qe vijne. Ke bere aq shume, sa ke vite te mendosh. Budalliqe pa fund. Prandaj ke perfunduar ashtu!
Ndaj enet ne familje! Po u semur njeri, ndihmon tjetri. Objektivi: mundesisht asnje te mos kete probleme qe te detyrohet te shkoje ne spital! Se atje eshte tjeter histori!
Ta kalojme lehte nese na kap.
Nuk beni dot asgje nga keto! Mendo se po shkaterro jo veten, ne dreq vafsh, por tani situata eshte qe demton te tjeret.
Virusi je ti!
Vrasesi je ti!
Je me keq se vjedhesi, perdhunuesi, agresori, pedofili, incestuali, krimineli me i madh!
Do kesh ne ndergjegje disa vdekje, femije jetime, foshnje te vrara prej teje, sigurisht, do besh masaker, po, po, ti!
Do jesh Milloshevici i lagjes tende!
Ti duhesh lidhur, lincuar, rrahur! Jo nga polici, nga ne!
Mos u mbyll se ta kerkon ne menyre provokative dikush ne telefon, fyese, por mbylli me ndergjegjen tende nese nuk je i domosdoshem jashte.
Prandaj nese asgje nuk te pelqen merre se je arrest shtepie. Deliro! Sikur je vete 007 te kane kapur te keqinjte, te kane mbyll, por ti rreziston, nuk tregon shoket.
Dhe mos u bej i bezdisshem per te afermit e tu se edhe ata kane hallet e tyre.
Do shohesh se do te marresh embelsine e qendrimit ne shtepi!
Trupi ka pas nevoje te qetesohet!
Mendja te ftohet pak!
Gjithe diten ne rruge, ne kafe ne, jemi pak qyteterim jo rrugac, por rrugor po.