“Kërkohet ndërhyrje emergjente në ekonomi. Fasoneria dhe call center kanë nevojë për një paketë ndihme ekonomike. Situata ku ndodhemi do prekë edhe bankat, përballimi i situatës ka një kosto. Në këtë fazë, duke pasur parasysh se cfarë po bëjnë edhe vendet e tjera, kërkohet ndërhyrje emergjente për të mos e lënë që dëmi ekonomik ta tejkalojë dëmin shëndetësor”,- tha Civici në një lidhje telefonike me News 24.
Eksperti i ekonomisë tha se për të përballuar këtë situatë qeveria duhet të rishikojë buxhetin e vitit 2020.
“Të bëhet një paketë e plotë nga qeveria, të rishikohet buxheti i vitit 2020. Pritet një krizë globale financiare si ajo e vitit 2008, ajo që po ndodh në shkallë globale do ndodhë edhe në shkallë lokale. Edhe tejkalimi i borxhit apo deficitit eshtë i lejueshëm në këto moment të vështira, nëse do vazhdojmë edhe 2 tre javë me këtë situatë kërkohet nderhyrje urgjente..duhet paketë e vecantë për të mbështetur konsumin”,- tha ai.
Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...
Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...