Paloka: Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe gjoba

Hënë, 16 Mars 2020 15:45

'Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm’, kjo është një frazë nga reagimi i nënkryetarit të Partisë Demokratikë Edi Paloka në një shënim në faqen tij në Facebook për situatën e koronavirusit në Shqipëri dhe sjelljen e kreut të qeverisë.
“Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet ti thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time”, shkruan Paloka.
Ja njoftimi i plotë:
Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm! Deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë. Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbImag
me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.
Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet t'i thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time. Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit.

Login to post comments