"Testoni, testoni, testoni”, porosia e OBSH nuk zbatohet në Shqipëri"- Kështu deklaroi PD sot në mesditë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.
"Numri i testeve ka rënie drastike. Qeveria duhet të shpjegojë pse, të rrisë fondet për testimin dhe të testojë masivisht!"- tha Dr. Mirela Tabaku, pjesë e grupit të punës ngritur pranë PD për monitorimin e situatës me coronavirus, në një deklaratë për mediat.