Testoni, testoni, testoni’! Por rilindasi ynë, i paafti, profesionist i gënjeshtrës, i pafe, pa din e pa iman….

Tuesday, 17 Mars 2020 13:59

Nga Bujar Nishani/
Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi një mesazh dhe kërkesë të thjeshtë por detyruese për të gjitha qeveritë e vendeve të prekura nga coronavirusi.
Testoni, testoni, testoni !
Ky është mesazhi dhe detyra emergjente që kërkohet sot nga Qeveria.
Të bëj sa më shumë teste, pra kontrolle mbi qytetarët.
Rilindsit shqiptar nuk i vjen zëri për këtë kërkesë dhe detyrim emergjent që ai ka sot.
Rilindsi i paaftë që u zgjua nga gjumi të merrte masat për shqiptarët vetëm pas hyrjes së mijëra udhëtarëve nga zona e zjarrit të infeksionit, prej Italisë, në qytetet, fshatrat dhe rrugët tona, tashmë po i konsideron thirrjet për përgjegjëshmëri të shqiptarëve si “leha-qenie” !
A ka dëgjuar ndonjë njeri deri më sot, që një Kryetar Qeverie ti konsiderojë thirrjet e qytetarëve të vendit të vet si qenër që lehin ??!!
Fjalori rrugaçëror i rilindsit ndaj shqiptarëve, nuk është ndonjë gjë e re dhe për t’u çuditur, do të thotë sot çdo njeri prej jush !
Po çfar kërkohet sot për qytetarët e pambrojtur, që ky i pafé, pa dín e pa imán, i konsideron si lehaqenie ?
Po kërkojnë të bëhen teste sa më shumë, që të izolohen maksimalisht vatrat e përhapjes !
Numëri i testeve të bëra është skandaloz.
Nën nivelin e të gjitha vendeve të Ballkanit, megjithëse ato të marra sëbashku kanë më pak të infektuar se sa Shqipëria e vetme derim tani.
Mungesa e testeve është faktori më kryesor i përhapjes së virusit.
Për këtë është përgjegjës, një dhe vetëm një. Qeveria !
Qeveria që injoron bërjen e testeve qytetarëve, veçanërisht atyre me propabilitet të madh mbartje të virusit.
Miliona jepen për oligarkët e korruptuar në vend të testeve për familjet, pjestarët e të cilave kanë qenë në kontakt me të ardhurit, kryesisht nga Italia.
Një qeveri që ja ka lënë çdo situatë fatit të imunitetit personal të çdo shqiptari, nuk mund të konsiderohet qev
Një qeveri e kapitulluar, që ka ngritur duar lart, duke dhënë veç urdhëra izolimi e mbyllur brenda në karantin qytetarët, por që nuk shkon dot tek askushi me propabilitet infektimi për të ekzaminuar pasi nuk ka siguruar as minimumin e tamponeve testues.
Eshtë e vërtetë që imunitetiti personal do ndihmojë shumicën dërrmuese të të infektuarve, por paaftësia e identifikimit dhe dhënies së ndihmës për ata do të shtojë në mënyrë të pamerituar të infektuarit e tjerë dhe do të zgjasë më tej kohën e izolimit, vuajtjes psikologjike e shëndetësore për njerëzit.
Pasojat ekonomike për ta e familjet e shqiptarëve do të jenë katastrofike për një kohë të gjatë.
Media raporton se Vlora është pa furnizim me ujë, kryeministri ju fanepset në Tv, telefon, pas dritares e poshtë tavolinës, “lani duart” u thotë, por ujë nuk kanë !!!.
Rilindsi ju thotë shqiptarëve se ; “ne nuk jemi vendet e pasura që të vemë në dispozicion buxhete për mbrojtjen e bisneseve dhe ekonomisë së shqiptarëve”.
I paafti, profesionist i gënjeshtrës, e di mirë se shqiptarët nuk pretendojnë që ky të vendosë në dispozicion 300 miliard euro siç vuri në dispozicion të bisneseve në Francë, Presidenti Macron, por disa dhjetra milionë të paktën.
Por milionat rilindsi i ka për oligarkët e korruptuar që palosin miliardat në bankat evropiane duke zhvatur buxhetin e shtetit të shqiptarëve që duhet të vdesin nga mungesa e shtratit dhe paisjeve në spitale.
Ky është dëmi i madh i rradhës që shqiptarëve po t’ju bëhet “peshqesh” nga paftësia e atij që njeh vetëm “lehaqenien”, siç ai i konsideron shqiptarët që kërkojnë shërbim e ndihmë.

Login to post comments