Vazhdon historia: PD prezanton masa, Rama prezanton... batuta e gjoba

Tuesday, 17 Mars 2020 15:02

Partia Demokratike publikoi sot 8 propozime për qeverinë, në kuadër të masave për ekonominë e vendit në një kohë të vështirë për shkak të koronavirusit.
Propozimet e PD përfshinin nga pezullimi i pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore, tek pagesa nga buxheti i shtetit per pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
“MIRË VIRUSI E MIRË GJITHË KY MAL ME HALLE MBI KOKËN E POPULLIT, PO S’TË LE AS 7X7=42-shi ME MASAT FANTASTIKE QË I PËRSËRIT DUKE FOLUR NË GJUMË! FLI O XHAN FLI SE TË ERDHI DITA PO PAS DUARVE LAJ EDHE SYTË QË TA KUPTOSH SE JE ZGJUAR E MOS I TREGOSH MILETIT SI DUKET VIRUSI NGA HËNA!” shkruan Rama.
Teksa PD propozon masa, Rama propozon vetëm batuta dhe gjoba. Ironia është se disa prej këtyre masave të propozuara nga PD, nisin t’i zbatojnë vetë më vonë. Siç bëri sot kryeashkiaku i Tiranës.

Login to post comments