Islami: Shqipëria alokon për koronavirusin 70 (35)USD/frymë por, por borxhi rritet me 140 USD/frymë

Premte, 20 Mars 2020 09:22

Kastriot Islami

Vëndet kryesore të globit të prekuara nga pandemia e koronavirusit kanë deklaruar apo miratuar nga institucionet e tyre shuma totale të konsiderueshme fondesh, mbi 6,5 përqind të GDP:

Për të asistuar sistemin shëndetsor pra për të përballuar situatën e re të krijuar nga pandemia;

Për të asistuar qytetarët në nevojë që të kenë mundësi të zbatojnë planin e  masave drastike e te mos vdesin nga uria apo nga pamundësia të mos zbatojnë masat drastike;

Për të asistuar kompanitë dhe ndërmarrjet  publike e private që të falimentojnë pra vëndi të mos rrënohet ekonomikisht e kështu të vazhdojë aktiviteti ekonomik në kushtet e pandemisë…

Par në varësi të GDP shtetet e ndryshme drerjtuesit e shteteve kryesore kanë deklaruar shumat përkatëse. Nga analiza e tyrë rezulton se

Franca do të shpenzojë rreth 11 % të GDP ose rreth 4500 euro për cdo banor

Gjermania do të shpenzojë rreth 14 % të GDP ose rreth 6600 euro për cdo banor

SHBA do të shpenzojë rreth 7 % të GDP ose rreth 4000 dollarë për cdo banorë

Shqipëria do të shpenzojë 1,5 % të GDP dhe vetëm rreth 70 dollarë për cdo banorë???!

E vërteta është më e hidhur: i) 100 milion USD janë vetëm garanci për të marrë kredi nga jasht pra nuk shkon për shqiptarët, por e gjitha kjo shumë rrit borxhin; ii) dhe 100 milionëshi tjetër do të rrisë borxhin e njëkohësisht deficitin buxhetor.. Pra në total të 200 milion USD janë borxh për cdo shqiptar. Duke parashikuar (kjo është normale në kushtet e pandemisë e të masave drastike) ngadalësimin e ekonomisë, të ardhurat janë zvogluar me 200 milion USD, duke cuar po ashtu në rritjen e deficitit buxhetor e të borxhit me 200 milion USD të tjerë.

Si përfundim, për arsye transparence me publikun, duhen bërë me dije këto fakte: A) Për pandeminë qeveria vuri në dispozicion 200 milion USD që matematkisht do të thotë 70 USD/frymë.  Por gjysma e tyre (100 USD) nuk do të shkojnë te qytetari se janë garanci për të marrë kredi. Kjo do të thotë se cdo shqiptar në këto momente do të mund të përfitonte realisht jo më  përfiton shumë se 35 USD. Por nga ana tjetër 100 milion USD e garancisë rrisin vetëm borxhin e cdo shqiptari;  B)edhe 100 milion USD e tjerë (65 milion për famijlet në nevojë, 25 milion për shëndetsinë, dhe 10 milion (?!) për kryeministrinë) janë premtuar të gjitha duke rritur borxhin; C) ndërkohë 200 milion USD e shkurtuar nga të ardhurat rrisin deficitin buxhetor e borxhin në të njëtën vlerë; D)përfundimisht mund të thuhet se borxhi do të rritet me 400 milion USD (3% GDP) kurse deficiti buxhetor me 300 milion USD. Kjo do të thotë që cdo shqiptari do ti rritet borxhi me 140 dollarë ndërkohë që mund të përfitojë jo më shumë se 35 dollarë pavarësisht se në dukje i është deklaruar 70 dollarë.

Bëhen me këtë rast disa pyetje:

A kanë shqiptarët prioritet tjetër në këto momente më të madh se mbrojtja dhe ruajtja e shëndetit?

Përse Shqipëria deklaron vetëm 1,5 % të GDP e 70 dollarë/frymë duke rritur borxhin me 3% të GDP?

A mjaftojnë vetëm 35 dollarë/frymë për të përballuar këtë pandemi?

Përse s’rialokohet buxheti i 2020 duke përcaktuar si shpenzim kryesor këtë prioritet e shmangur kështu një rritje kaq të madhe të borxhit?

Buxheti ka hapsira për të mirëfinancuar këtë prioritet dhe duhet ta bëjë këtë urgjentisht.  Përndryshe fjalët e këshillat do të konsideroheshin tallje me jetën e shqiptarëve. Në fund të fundit paratë e tyre shqiptarët e varfër e të pambrojtur kërkojnë  ti shpenzojnë në këto ditë të vështira për të mbrojtur jetën e prindërve dhe fëmijëve të tyre! Shqiptarët s’kanë prioritet tjetër në këto momente!

Nëse kjo s’ndodh shqiptarët shumë shpejt mund të formulojnë kërkesën për të sekuestruar të gjithë pasuritë e paratë e fituara në mënyrë të paligjshme e korruptive, përmes trafiqeve dhe zhvatjes së pronës e pasurisë publike. 

Modifikuar më Premte, 20 Mars 2020 09:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...