SHBA 100 mln USD për Shqipërinë dhe vendet e prekura nga COVID-19, Basha: Faleminderit për miqësinë në ditë të vështira. S’jemi vetëm!

Premte, 20 Mars 2020 16:57

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan se do të ofronin ndihmën e tyre për Shqipërinë dhe vendet e tjera të prekura nga COVID-19, me një shumë prej 100 milion dollarësh, vjen një reagim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter Basha, falënderoi SHBA-të për ndihmën e ofruar në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe jo vetëm.

“Ne nuk jemi vetëm! Faleminderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira!”, shkruan Basha teksa ka shpërndarë mesazhin e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit bëri të ditur pak më parë se SHBA do të ofronte këtë ndihmë për vendet e prekura nga virusi vdekjeprures.

B628ec90 1ec9 4307 B0b7 Aaacb41e460d
 
Login to post comments