Papërgjegjshmëri esktreme: $22 milionë pagesa vetëm ditën e djeshme për klientët e zakonshëm

Saturday, 21 Mars 2020 08:47

Alba Mborja

 

Brenda një ditë, të enjten, 19 mars, qeveria ka paguar 2,45 miliardë lekë (mbi $22 milionë) për projekte rrugësh.

Përfituesit kryesorë janë katër kompani: Albstar me rreth $6,6 milionë, G.P.G. me rrreth $6,4 milionë, Gjoka me rreth $5,5 milionë, dhe Agbes Construction me rreth $2,8 milionë.

Ndërsa pagesa për Gjokën është pagesë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, pagesat për kompanitë e tjera nga të dhënat e thesarit nuk kuptohet se për çfarë punimesh janë bërë. Kujtoni, se Rruga e Arbrit është ndërtim me koncesion, pra investimi bëhet me fondet e kompanisë dhe qeveria duhet të paguajë më pas.

Të dhënat e Open Data Albania dëshmojnë se të gjitha pagesat janë bërë me shpejtësi të paprecedentë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastukturës—të gjitha faturat janë paguar në më pak se 48 orë nga paraqitja. Në mënyrë të pazakontë, të gjitha faturat janë regjistruar të gjitha në një ditë të vetme, më 17 mars dhe janë paguar të gjitha bredna një dite të vetme, më 19 mars.

Këto veprime të bëjnë të mendosh se kompanive mund t’u jetë kërkuar të paraqisin faturat për t’i paguar sa më parë, pasi mund të pritet ndonjë bllokim i mundshëm të fondeve për projektet e infrastrukturës, për shkak të krizës së koronavirusit

Në mënyrë domethënëse, pagesat janë bërë po ditën që Kryeministri Rama njoftoi se qeveria kishte caktuar vetëm rreth 56 milionë dollarë (6,5 miliardë lekë) mbështetje për të gjithë biznesin e vogël në Shqipëri për një peirudhë tre mujore—mbi 125 mijë sipërmarrje të vogla—përfshi pagesat e rrogës për rreth 80-100 mijë punonjës të tyre që kanë ndërprerë punën.

Në një kohë që qindra mijëra familje dhe i gjithë biznesi i vogël që është motorii i punësimit dhe burimi kryesor i mirëqebies për vendin janë në krizë, Kryminsitri Rama është siguruar që të gjithë kompanitë e zakonshme klientë të qeverisë të marrin çdo qindarkë të faturuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...