Nga Artan Fuga
Eshtë një gjë e mirë që u publikua lista e sektorëve që lejohen të punojnë, madje nëse nuk duan të detyrohen të punojnë.
Ata që duhet të qendrojnë në shëpi kontribuojnë duke ndejtur, ata që punojnë nga shtëpia po ashtu punojnë tanimë pa orar, kurse ata që punojnë jashtë, në ndërmarrje, duhet të punojnë!
Sepse nuk mund të jetojë një shoqëri duke shpërndarë lekë pa krijuar vlera. Shteti që shpërndan parà pa mbledhur taksa brenda disa muajsh falimenton!
Lekët nuk hahen sado të kesh!
As ndonjë neobabagjysh nga deti nuk del të na ushqejë!
Problemi është që në punë të ketë rregullore për respektimin e rregullave të mbrojtjes nga virusi sepse nuk ka kuptim që nga njera anë të respektohen ato në qytet me policë e ushtarë dhe të mos respektohen në qendrat e punës dhe të prodhimit.
Sidomos punonjësit në kontakt me publikun duhet të jenë shumë të mbrojtur dhe nën kontroll sepse përndryshe përhapin virusi veç që sëmuren vetë ata!
Po kështu rregullat e transportit të punonjësve! Janë vende ku duhet të zbatohet higjenë e lartë.
Jo vetëm sektorët e domosdoshëm për jetën duhet të funksionojnë por shteti duhet t'i mbështesë duke investuar, duke blerë aksione atje, duke nxitur ofertën e tyre në produktet jetike për konsumatorin, duke lehtësuar veprimtaritë, incentivuar punonjësit e atjeshëm, duke i orientuar në treg si edhe duke bërë politika proaktive që të nxisë ato prodhime që duhen më shumë. Po ashtu edhe ato shërbime që duhen më shumë!
Prodhimet ushqimore.
Shërbimet parësore.
Sektorët e eksportit.