Bardh Spahia-qytetarëve: Rrini në shtëpi, mos u bëni shkak për përhapjen e COVID-19

Saturday, 21 Mars 2020 16:50

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptare që të qëndrojnë në shtëpi, pasi rrezikojnë të përhapin COVID-1.
Ai është shprehur se është shumë i rëndësishëm respektimi i karantinimit dhe se e shikon me shumë shqetësim sjelljen e qytetarëve të pasqyruar në media.
Mesazhi i plotë i Bardh Spahiajt:
Si mjek e si qytetar do doja të nënvizoja se sa i rëndësishëm është respektimi i karantinimit për shkak të COVID-19.
E shoh me shqetësim të pasqyruar në media e rrjete sociale se si ka qytetarë që e shpërfillin kujdesin në këtë situatë. Mirëkuptoj vështirësitë për të hequr dorë nga jeta sociale, por duhet kuptuar se kjo sakrificë, garanton shëndetin e gjithsecilit e madje edhe jetën!
Eshtë pra JETIKE TË RRIMË NË SHTËPI E TË SHMANGIM KONTAKTET SOCIALE.
Ky virus i ri po sfidon edhe vendet me kapacitete shumë më të mëdha se tonat.
Ç’ka mund të bëjmë secili për të ndihmuar veten së pari është respektimi i rregullave të izolimit ne shtepi dhe distancimit social. Eshtë arma më e mirë që kemi kundër Koronavirusit!
Pra e kemi vetë në dorë, nëse do e përdorim këtë armë kundër këtij virusi apo kundër vetes sonë. Eshtë e pafalshme që ky rrezik të mos kuptohet drejt, e oraret e lëna në dispozicion për kryerjen e veprimeve të nevojshme, të shfrytëzohen papërgjegjshmërisht për socializim apo akoma më keq, të injorohet karantina!
SECILI DUKE SHKELUR RREGULLAT E KARANTINIMIT, MUND TË BËHET BARTËS I VIRUSIT E TA COJË ATË NË SHTËPI TË VET SË PARI, TEK NJERËZIT MË TË DASHUR, PËRFSHI MË TË MOSHUARIT!
Mendoni pasojat e një veprimi të tillë: ato do prekin familjarët tuaj, por edhe do rrisin fluksin e të infektuarve, duke i sprovuar kapacitetet tona shëndetësore, që mbeten modeste.
Një nga 7 vendet më të industrializuara të botës si Italia, po përjeton vështirësi që kushtojnë jetë njerëzish cdo ditë, për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit! Ne NUK KEMI KAPACITETE që të përballojmë flukse rastesh!
Prandaj le të bëjmë atë që mundemi vetë, secili: të respektojmë rregullat, për të shpëtuar jetë! #RriNëShtëpi për të mirën e të gjithëve! Me durim dhe duke rrespektuar rregullat e higjienës e izolimit, do ia dalim ta kapërcejmë më lehtë këtë situatë!

Modifikuar më Saturday, 21 Mars 2020 17:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...