Te dashur miq,bashkeqytetare dhe bashkekombasit e mi!
Sot ne,familjet tona , çdo shqiptar dhe jo vetem ,e gjithe bota po kalon nje situate te veshtire .
Kerkohet qetesi,maturi,ndergjegjesim dhe kujdes i jashtezakonshem.
Nuk duhet te kemi frike dhe as te na kaplloje paniku,por siç thote populli;frika ruan vreshtat.
Duhet te marrim te gjitha masat mbrojtese dhe parandaluese te domosdosshme dhe jetike per te mposhtur kete virus,distancimi social eshte mbrojtja e vetme per secilin nga ne.
Ndaj te qendrojme ne shtepi ,ta bejme kete per veten tone,per femijet tane,familjet tona,te afermit tane dhe mbare komunitetin!
Vetem keshtu do t’ja dalim dhe do ta fitojme edhe kete sprove tejet te veshtire!
Ne jemi nje popull qe kemi kaluar shume sfida,nuk mposhtemi lehte dhe as ky virus vrases nuk do t’ja dale! Jemi te forte ,kemi dinjitet dhe kurajo per te triumfuar ,dhe per ti dhene nje mesazh gjithe botes qe ne e duam njeri-tjetrin,e duam jeten ,e duam te ardhmen !
Neser dite me te mira do te vijne per te gjithe ne!
Bashke do t’ja dalim!
Zoti e bekofte Lezhen dhe lezhjanet!
Zoti i rujte te gjithe shqiptaret kudo ku ndodhen brenda e jashte kufijve!