Ndërkohë që opozita media dhe opinion publik i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të kthehet në detyrë dhe të mos mjaftohet vetëm me rolin e krye-xhandarit kundër epidemisë së koronavirusit në vendin tonë, ai vazhdon që shumicën e kohës ta harxhojë duke replikuar dhe duke tallur qytetarët e alarmuar dhe në depresion, që i shkruajnë në faqen e tij.
Një qytetar, i cili duket se merret me mjekësi alternative kundër sëmundjeve virale, apo ndoshta ka një fantazi të shfrenuar, e ka pyetur kryeministrin, se ku mund dorëzojë një projekt për zbulimin e substancës së aftë për të shëruar sëmundjet virale ku bën pjesë edhe COVID-19.
Menjëherë pas kësaj Rama e ka shfrytëzuar këtë rast që të gjejë kohë që të tallet jo vetëm me mesazh-dërguesin, por edhe me presidentin Trump, i cili prej kaq ditësh u ka bërë thirrje gjithë institucioneve dhe shkencëtarëve në SHBA që të punojnë shpejt, për të bërë gati një vaksinë anti-koronavirus, duke vënë në dispozicion edhe miliarda dollarë.
Duke përdorur `humorin e zi`, Rama i sugjeron që komentuesit që projektin e tij, ta nis me email në Shtëpinë e Bardhë.
Qytetari: Nesër është e hënë, dita e parë e javës. Ju lutem a mund të na thoni se në cilin institucion shtetëror duhet ta dorëzoj projektin për zbulimin e substancës së aftë, për të shëruar sëmundjet virale, përfshi këtu dhe koronavirusin?
Rama: Atë nise me email në Shtëpinë e Bardhë, se nuk ka institucion shkencor hapur këtu!