Propaganda: Miliona për ekonominë/ Realiteti për shqiptarët: Zhytuni në borxhe se paratë…

Hënë, 23 Mars 2020 16:30

Nga Dorian Teliti -

Propaganda: miliona per ekonomine. Realiteti per shqiptaret: zhytuni ne borxhe se parate na duhen per shpenzime te panevojshme dhe faturat e koncesioneve.

Parate per perballimin e krizes jane aty, gjenden, mjafton te kete vullnet per te shpetuar vendin nga kriza.

Momentalisht jane 260 milione dollare brenda buxhetit, para te destinuara per PPP, shpenzime operative dhe disa investime qe mund te shtyhen ne kohe, qe MUND dhe DUHEN rialokuar urgjentisht per perballimin si te sfides shendetesore ashtu edhe asaj social-ekonomike.

Me kete akt normativ, ndonese u hodh hapi i pare pozitiv, ne fakt eshte teresisht i pamjaftueshem.

Nese mbetemi vetem me kete pakete, atehere qeveria ne fakt ka siguruar vecse falimentin e sigurte per pjesen derrmuese te bizneseve, duke u ofruar si zgjidhje skemen e borxhit, e cila ne rastin me te mire do detyroje biznesin te kryeje pushime masive te punonjesve, duke rritur skajshem varferine dhe problematikat sociale ne vendin tone.

Por jo te gjithe jane te zhgenjyer nga pamjaftueshmeria e aktit normativ. Ata qe ishin te kenaqur deri dje se kishin marre fonde publike, PPP apo tendera ne mungese totale transparence dhe pa gare te hapur, do vazhdojne te jene te lumtur. Asnje qindarke nuk do u preket "miqve", pasi qeveria nuk do te shkurtoje mbeshtetjen financiare per ta, por vendosi te dyfishoje deficitin publik, ose e thene ndryshe rriti borxhin ne kurriz te qytetareve.

Situata nuk eshte e lehte, perkundrazi, por eshte e mundur te menaxhohet me burimet ekzistuese.

Ne keto kushte keto para duhen vene ne funksion te zgjidhjes se situates, ne ndihme te biznesit, te spitaleve per pajisjet e duhura dhe sherbimin e kerkuar, te te varferve e te cdo qytetari qe paguan taksa ne kete vend.

Ka ardhur koha qe qeveria tu ktheje shqiptareve ate qe u ka marre me ligj apo shpeshere edhe me “maliq”.

Qeveria duhet te heqi dore nga propaganda dhe te lere profesionistet te bejne punen e tyre.

Ashtu sic ironizonte disa jave me pare paralajmerimet dhe kerkesat e opozites per te marre masat per parandalimin e perhapjes se pandemise ne vendin tone, e njejta "muzike" degjohet edhe sot me "gjoja mbeshtetjen" e aktit te fundit qeveritar.

Nuk eshte koha per te bere politike, por vetem per veprime konkrete per te shpetuar vendin nga kriza shendetesore dhe kriza e thelle social-ekonomike qe pritet te ndodhe.

PD e ka paraqitur programin e zgjidhjes, jane hapa konkrete dhe te zbatueshme. Ato duhen marre dhe implementuar nga qeveria, pavaresisht se prekin miqte e oborrit dhe luksin qeveritar.

Te shpallet menjehere gjendja e fatkeqesise natyrore dhe na duhet vetem nje plan, ai qe ka prioritet vetem njerezit, shendetin dhe mireqenien e tyre.

Dhe kjo kerkon sakrifica nga te gjithe ne, duke filluar nga "miqte" miliona dollaresh.

Modifikuar më Hënë, 23 Mars 2020 17:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...