Rama: Presim të infektohen 60-70 përqind e popullsisë

Hënë, 23 Mars 2020 17:10

Kryeministri Edi Rama në një intervistë me gazetarin Endri Xhafo në Abc News është shprehur se në ditët në vijim presim të infektohet 60-70% e popullsisë nga Covid-19.

I pyetur se sa teste rezervë kemi, kryeministri tha se autoritetet në kohë lufte nuk i përgjigjen një pyetje të tillë, por siç thekson ai do të ketë një prekje të masë të popullsisë dhe 80% nuk do e marrin vesh kurrë.

“Asnjëherë autoritete në kohë lufte nuk i përgjigjen një pyetje të tillë kemi mjaftueshëm dhe nuk do të na mungojnë dhe siç mund tu mungojnë dhe vendeve më të fuqishme se ne kapacitete më të mëdha masat shtrënguese të popullsisë. Kjo do të thotë se ne do të prekemi 60-70% nga kjo mesatare 80 për qind nuk do ta marrin vesh kurrë. 20 për qind nga 80% do të kenë dhe simptoma më të dallueshme dhe në këtë grup janë dhe personat që bëhen për reanimacion kjo është arsyeja se masat shtrënguese janë ilaçi i vetëm që bota njeh deri më sot. Dhe ilaçi i njohur është masat shtrënguese”, tha Rama.

Pjesë nga intervista:

 

Mund të na thoni se çfarë ndodhi me raportimin e gabuar për vdekjen e pacientit. Ju pyes për këtë pasi është besueshmëria e shifrave.

Mos ki merak besueshmërinë e shifrave. Edhe unë si ju pyeta dhe përgjigja që mora ishte e thjeshtë, pacienti kaloi në një vdekje klinike dhe pastaj ndodhi, mrekullia që u rikthye. Lajmi ishte i bazuar dhe e bazuar ishte edhe e reja që pasoi.

A mund të flasim sot, kur them sot e kam për 24 orët e fundit për një rritje që mjekët e quajnë jashtë mesatares?

Nuk e di këtë që thatë, unë di që mjekësia të ketë një term të tillë, por di çka kemi regjistruar ditët e fundit është ajo që kemi pritur dhe unë e kam paralajmëruar këtë gjë jo se jam profet por ne punojmë në bazën e një modeli mbi statistika. Jemi në fazën ngritjes së kurbës, javën e kaluar shifrat filluan të rritet dhe këtë javë do rriten më shumë.

Ju thatë që jeni brenda parashikimeve, a ka diçka jashtë parashikimeve?

Nuk e di çfarë do të thotë jashtë parashikimeve, shifra jonë është brenda parashikimeve

Sot Shqipëria ka të infektuar një shifër të ulët po ta krahasosh me Italinë, Zvicrën, apo Kina vetëm 58 më 1 milion banorë. Është një shifër e mirë kjo?

Këtu nuk ka shifra të mira dhe të këqija, këtu ka një përpjekje për të parandaluar epideminë, e cila do të përhapet pavarësisht çfarë bën një vend. Por e rëndësishme është që përhapja të ngadalësohet sa më shumë dhe mbi bazën e kësaj qëllimi është që të mos kemi kurbën katastrofike, por të kemi një kurbë graduale. Kjo është arsyeja që ne jemi të parët që morëm masat ekstreme. Dhe masat shtrënguese janë e vetmja gjë në këtë histori të hatashme ku të gjithë bien dakord që të ndihmojnë.

Kur pritet piku sipas jush?

Nuk jam unë njeriu që do pyesni për këtë dhe më mirë mos pyesni asnjë.

Masat e distancimit social kanë dhënë efekt?

Nëse nuk do ishin marrë këto masa sot do kishim shifrën që do na merrte frymën./abcnews.al

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...