Menjëherë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, propozoi dhe i bëri thirrje Ramës që të shpallë gjendjen e fatkeqësis natyrore, ky I fundit ka pohuar në një intervistë për ABC Neës se do të ndërmarrë një nismë të tillë shumë shpejt.
Sigurisht kjo nuk është hera e parë kur Basha propozon masat, Rama fillimisht i injoron dhe më pas i kopjon.
Në intervistën me gazetarin Endri Xhafo, kryeministri Edi Rama deklaroi se beteja me koronavirusin është më e rëndë se ajo me tërmetin. Sipas kryeministri në këtë betejë jemi të vetëm dhe nuk ka mundësi për të shtrirë dorën.
Kreu i qeverisë u pyet edhe nëse do të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin. Lidhur me këtë Rama tha se do e bëjë kur të vijë momenti.
“Kjo është një pyetje që bëhet gjithmonë, kjo është një situatë që na ka gjetur në një gjendje fatkeqësie sidomos në vijën e kuqe ku e kishim të shpallura më parë ne nuk i kemi lënë gjë mangut asgjë. Do e bëjmë dhe atë por nuk është një ndryshim është thjesht akt formal”, tha kryeministri.