Koronavirusi/ Oriola Pampuri: Si ta sfidojmë kufizimin në shtëpi

Tuesday, 24 Mars 2020 08:58

Nga Oriola Pampuri, ish-deputete e PD, diplomuar në Psikologji, FSHS, UT dhe Doktore e Shkencave në Fakultetin e Shkencave Sociale, Tiranë.

Sfidojeni kufizimin tuaj, secili prej jush e ka këtë mundësi, mjafton dëshira për t’ia dalë mbanë kësaj beteje me natyrën.

Unë e kuptoj që për dikë, të gjitha këto ditë dhe ditët që na presin mund t’I duken shumë, por ju siguroj që nuk janë…
Nuk janë sepse edhe vetë jeta vlen shumë, vlen aq shumë, sa kjo është një ndër të paktat sakrifica që po përballemi për ta mbrojtur atë.

Sa luftëra janë bërë, për territore, për të drejta, për liri, sot jemi përballë një beteje për jetë,e për shëndet, më e rëndësishmja, më e pakrahasueshmja, më hyjnorja.

Ndaj të mos ndalemi, të mos dorëzohemi, duhet thjesht të qëndrojmë brenda shtëpisë, brenda asaj shtëpie, në të cilën shpesh kemi shijuar me admirim orët e limituara për shkak të impenjimeve tona. Kjo na kërkohet,dhe mendoj që nuk është shumë, madje është një mundësi për të plotësuar gjithcka që deri dje na dukej e pamundur. Kështu duhet ta konsiderojmë.

Sigurisht, që marrdhëniet ndërpersonale janë të rëndësishme, por kur kërkohet një distancim I përkohshëm social, kjo duhet të zbatohet, pasi të distancohesh nga raportet sociale, nuk do të thotë, që je distancuar emocionalisht, përkundrazi ke mundësinë e madhe për të reflektuar dhe për të rinisur më fort dhe më I bindur se kurrë.

Duhet te mendojme edhe per te aferm cilet kane probleme me shendetin medor, apo kane qene edhe asimptomatik, apo dhe kanw patur simptoma sporadike te patologjive te shendetit mendor, vlen te theksohet qe kjo situate eshte nje nxites i simptomave dhe aktivizimit te tyre. Ne te tilla raste duhet t'i qendrojme prane, ta mbeshtesim dhe kur eshte nevoja te konsultohemi virtualisht dhe me psikiatrin apo psikologun.

Shpesh në terapitë që ne zhvillojmë, kundrejt cdo shqetësimi, mjekimi bazë është socializimi. Sot nuk mundemi ta kemi këtë ‘luks’, por sot kemi mundësinë, që brenda mureve të strehëzës sonë të rindërtojmë një raport, të vlerësojmë më shumë një marrdhënie, të njohim e korrektojmë njëri-tjetrin, të duam më shumë, të njohim më shumë disa ndjenja të cilat për shkak të impenjimeve të përditshme, nuk kishim arritur t’I eksploronim, të kuptojmë se edhe duke qëndruar kaq gjatë në shtëpi me njëri -jetrin, nuk duhet të egzistojë asnjë arsye për mosmarrveshje, debate mes nesh, të cilat nuk zgjidhin asgjë.

Sot më shumë se kurrë duhet të mbahemi fort tek njëri-tjetri, që në fund të kësaj beteje me natyrën, t’ia dalim mbanë. Nëse ndahemi, grindemi, nuk qëndrojmë, nuk durojmë, ky virus do të na mund e do të na gjejë më të dobët.

Duhet të kuptojmë që stresi, ankthi, ulin imunitetin, dhe imuniteti ynë në këtë periudhë është arma e vetme që kemi për tu përballur, dhe pa të ky virus na gjen të c’aramatosur.

Ndaj sa më pak stres, sa më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin në familje.

Krijoni mundësi bashkëbisedimi, bashkëpunimi, por krijoni dhe hapësirat tuaja individuale, nëse të gjitha këto koordinohen dhe me një informacion cilësor e të detajuar nga specialistë të mirë, do të jeni vërtetë të qetë.

Mundohuni të fokusoheni tek një burim dhe I sigurt.

Mundohuni të mbani kontakte të herë pas hershme me njerëzit tuaj më të dashur, komunikoni, flisni me ta, shfletoni një album me foto, shihni së bashku një film, lexoni, kryeni ushtrime në kushte shtëpie, dëgjoni muzikë, bëni atë c’ka nuk kishit mundësi të bënit në familje, për shkak të mungesës së kohës dhe mbi të gjitha komunikoni me shumë dashuri me njër-tjetrin, kjo është shumë e rëndësishme.

Sa për panikun, nuk dua as ta mendoj, sepse jam e sigurt që ju dini si të menaxhoni ato që përmenda më lart, por sigurisht, nuk mund të siguroj që një familje e cila nuk ka asnjë mundësi të ardhurash, e duhet cdo ditë të punojë për të mbijetuar, nuk mund të qëndrojë e qetë, në shtëpi, kur fëmijët klithin për bukë. Kjo është e dhimbshme, dhe besoj që nuk mundet t’ia dalë e vetme këshillimi apo psikoterapia, pa masat urgjente shteti duhet të ndërmarrë për personat në nevojë, përsonat me aftësi të kufizuar, dhe jetimët.

Ne të gjithë jemi të ndërgjegjësuar, dhe shpesh është halli që na detyron të thyejmë ndonjë rregull, ashtu sikurse dhe Raskolnikovi I Dostojevskit, ai dinte gjithcka, dinte dhe rregullat, por nevoja e coi drejt mëkatit. Ndaj paniku, trembja, frikësimi nuk mund të frenojnë urinë dhe nevojën për të ushqyer fëmijët, përballë saj s’ka frikë dhe masa. Ndaj mos I terrorizo të varfërit, ata thjesht do tremben, por nuk do të shërohen nga uria që do të ndjejne në izolim.

Unë qëndroj në shtëpi, Qëndroni dhe ju, por të mendojmë e të marrim masa dhe për të pamundurit edhe ata duan të ushqehen teksa qëndrojnë në shtëpi.

Në fund diçka do të ketë ndryshuar, uroj për më mirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...