Berisha: Njerëzit të ngujuar dhe Tirana nuk dezinfektohet?! Ekspertja denoncon falsitetin e masave të Qeverisë

Tuesday, 24 Mars 2020 10:21
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot me forcë, falsitetin e masave të qeverisë për dezinfektimin e Tiranës dhe qyteteve duke sjelle si deshmi, argument, faktet qe ka konstatuar një specialiste e kesaj fushe.

Në një mesazh që Berisha e ka publikuar të plotë në profilin e tij, ngrihet vazhdimisht pyetja: ""Si ka mundesi qe kur gjithe njerezit jane te ngujuar nuk eshte marre asnje mase dezinfektimi te qytetit?"

Berisha shkruan: "Ekspertja e dizinfektimit denoncon: Mungesën totale të një strategjie për dezinfektimin e qytetit; mungesën reale të procesit dhe falsitetin e deritanishëm të tij. Për më shumë hollësi keni më poshtë, mesazhin e plotë të saj!"

Pershendetje Doktor!

Une jam Inxh.Kimiste, e specializuar me pasuniversitare jashte shtetit dhe kam se fundmi, me se 3 vjet qe jam drejtoreshe teknike ne nje kompani dezinfektimi. Kemi 3 ditet e shtetrrethimit qe bredhim dite- nate per te dezinfektuar ambiente te ndryshme dhe ndiejme trishtim neper rruget e zbrazta, e tek takojme njerez qe na shohin sikur do ta shfarosim kete virus. Por pse jo?

Ne shfarosim, eleminojme, ulim kontaminim e tij neper ambiente.

Bejme njerez te çlirohen e te fitojne siguri ne ambientet e tyre sado me probabiletet te vogel, por ana psikologjike fle e qete, duke ditur qe ky virus qendron ne metale dhe plastike per dy deri ne tre dite.

Ajo gje qe me shqeteson fort keto dite si kimiste jane masat parandaluese te virusit ne ambientet publike.

Si ka mundesi qe kur gjithe njerezit jane te ngujuar nuk eshte marre asnje mase dezinfektimi te qytetit?

Si nuk therriten te gjitha kompanit private te dezinfektimit (nga larg sigurisht) dhe te krijohet nje plan pune i perbashket per te ndihmuar ne kete lufte, qofte edhe per te na subvencionuar per kete gje?

Ose nje mendim apo opinion si te bashkepunojme per te shpetuar, minimizuar, apo dhe shpetuar qytetin?

Shohim ne bulevard tre makina me fumigatore ne to, gjoja po dezinfekton qytetin dhe kamera fiks pas tyre, tua shesin njerezve si pune.

Me lejoni t’ju shpjegoj pak ne lidhje me kete proces.

Dezinfektimet e qyteteve behen sigurisht me fumigatore dhe shyqyr qe ka kompani qe i disponojne te tilla, por s’duhet te kete asnjeri jashte, madje, mediat duhet te jene larg ose te veshur me veshje speciale mbrojtese, gje qe nuk e pashe kur e bene, bile pame dhe njerez te çuditur tek shihnin nga trotuari ate qe po benin.

Procesi i punes tejet i gabuar, se keto lloj pompash jane efektive per zhdukjen e mushkonjave, pasi rrine ne ajer ne kohe te caktuar dhe shetitja me makine kap game te gjere te tyre.

Ne kete rast kjo pompe duhet te drejtohej ne drejtim te tokes, sepse virusin shyqyr  Zotit nuk e kemi fluturak, sepse do ishim palosur tashme te gjithe. Dezinfektimi duhet kryer me drejtim drejt siperfaqes se tokes, pemet deri nga 3m e posht, dhe ne rrugica me pallate drejtohet ne lartesi.

Per mos t’u futur fare se me çfare produkti po dezinfektojne.

Si ka mundesi qe kur te gjith "te karantinuarit" jane brenda pse nuk dezinfektohet qyteti rrugice me rrugice?!

Te behen kordone me puntore e te sperkasin total qytetin. A e dini qe kemi shume te rinj vullnetar qe duan te trajnohen e te dalin me ne per dezinfektim!

Nuk eshte kjo pune frofesionale dhe as mbrojtese, dola njeher e flini te qete se qyteti u dezinfektua dhe e shfaqim gjithandej ne media si arritje.

Kjo eshte nje stermundim lufte e pernatshme qe te sigurojm orarin levizjes.

Njerezit ngujohen ne shtepit e tyre, ndersa punetoret e dezinfektimit si dhe vullnetare, punetore e kushdo qe i bashkohet kesaj lufte do te luftojne ne rruge dite nate.

Me fal se u zgjata por, duhet strategji lufte se jemi ne lufte per mbijetes. U dezinfektuan qytete me radh ne Kine cdo nate e cdo dite.

Me tym, sperkatje e ç’te jet mundesia. Ndoshta s’ka kapacitet material por ka njerez human qe jan gati te luftojn aty jashte.

Ne askush s’na ka thirrur as per mendim, e as per kontribut ne zhdukjen apo uljen e intesitet te kontaminimit. Perkundrazi, nuk na lejojne as te ushtrojme aktivitetin tone.

Une sygjeroj qe diten te lahen me detergjent te thjesht rrugen e naten te dezinfektohen Ato me baze alkoli duhen bere naten, se dielli e avullon shume shpejt dhe nderkohe do 10 sec te vritet virusi.

Ndaj behet naten nese biocidi eshte me permbajtje alkolin. Kjo ka rraskapitje por,  nuk behet me dy persona qe kane nxjerrur autoritetet, duhet kordon ecje kapur cdo cm e pellemb toke, per te siguruar mosperhapjen. Dhe kjo lufte nuk ka per te zgjatur me shume se 3 - 4 muaj. Ju falenderoj, anonim

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...