Nga Petrit Vasili/
Shkenca, kujdesi dhe loja e pandershme me shifrat përballë realitetit të pandemisë!!
Pandemia e coronavirusit është një emergjencë shendetësore dhe duhet përballur si e tillë, pra me kujdes maksimal dhe respektim të rregullave
Po Pandemia kurre nuk mund të jetë një shesh ku politika të gatuajë përsheshin e përhershëm vicioz ku në fund të të cilit traumatizohen qytetarët.
Kryeministri i Shqiperise ka folur për mundesinë e infektimit te 60 - 70% të popullatës, maleve me njerez, që humbin jetën, mortje e tmerrshme, bomba në trup që do të shpërthejnë etj etj.
Le t'ja lëme atij paranojat fizike dhe politike.
Cilat janë të dhënat e përhapjes në popullatë, shtrimit në spital dhe vdekjeve nga Gripi Stinor në Amerikë sipas CDC Amerikane institucionit me autoritar në botë për kontrollin dhe parandalimin e semundjeve.
Vetëm gjatë sezonit 2018- 2019 janë
sëmuruar vetëm në SHBA 35.5 milion njerëz,
janë shtruar ne spital 490 mijë prej tyre dhe
kane humbur jeten 34 mijë e 200 pacientë.
Në sezonin 2017-2018 vdekje lidhura me Gripin Stinor ishin rreth 61 mijë vetëm në SHBA.
Vdekje në gjithë botën që lidhen me Gripin Stinor janë mesatarisht nga 290 deti ne 610 mijë çdo vit sipas OBSH.
Ndërsa në pikun e epidemise se Gripit Stinor mund të preken rreth 1 miliard njerëz.
Keto janë të dhënat për Gripin Stinor me të cilin bashkëjetojmë çdo vit gati pa u venë re.
Krahasimi me shifrat e Pandemisë nga coronavirusi janë tepër të thjeshta dhe diferencat shumë të dukshme e tepër të mëdha.
Ndaj kujdes maksimal ndaj pandemisë, por në asnjë mënyrë fatalitet bazuar mbi fakte dhe hamendje.