Presidenti i vendit, Ilir Meta përmes një statusi në Facebook ka kujtuar sot 21 vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, për t’i dhënë fund spastrimit të Serbisë.
Kjo ditë, sic thotë ajo duhet të jetë një ditë reflektimi për autoritetet në Kosovë, të cilat duhet të tregojnë besnikërinë ndaj SHBA-ve dhe NATO-s.
Presidenti Meta e ka shoqeruar mesazhin e tij me foton e avionit te pare te NATO-s qe u ngrit ne fluturim, me foton e ish-Presidentit te SHBA, Bill Clinton dhe Gjeneralit qe drejtoi operacionin, Wesley Clark, si dhe me momentin e futjes ne Kosove te trupave te NATO-s.
STATUSI I PLOTE
Si sot 21 vite më parë filloi ndërhyrja vendimtare e #NATO-s në Kosovë për t’i dhënë fund një politike shfarosëse dhe spastrimi etnik në zemër të Europës, duke realizuar një mision historik në mbrojtje të lirisë.
Sot është dita për të falënderuar vendet anëtare të NATO-s, që nën udhëheqjen e SHBA???????? treguan 21 vite më parë se liria është e shenjtë dhe se dhunimi i të drejtave të njeriut është i patolerueshëm dhe i papranueshëm.
Sot është gjithashtu, jo vetëm një ditë reflektimi për Kosovën, por edhe një mundësi për të treguar potencialin e saj të vërtetë, besnikërinë e saj ndaj NATO-s, parimeve e vlerave të pazëvendësueshme euro-atlantike, si dhe të gjithë vendosmërinë për të ndërtuar një shoqëri të bazuar plotësisht në këto parime. ?????????????????