Berisha:Shqiptarët janë objekt i dy agresioneve të rënda

Tuesday, 24 Mars 2020 14:50

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për SYRI TV në lidhje me pandeminë e koronavirusit.
Ai tha se “nuk ka marrëveshje më kriminale në këtë epidemi sesa kjo që bën qeveria shqiptare me koronavirusin”.
“Para një jave kur OBSH shpalli pandeminë, drejtori i përgjithshëm i OBSH doli me moton ‘Testim- testim – testim’. Direktiva e OBSH është ligji ndërkombëtar për të gjitha vendet e OKB. Që nga ajo ditë e deri sot testimet në Shqipëri kanë ardhur duke u pakësuar”, tha Berisha.
Ai tha se kitet e testimit jo vetëm janë të pakëta, por edhe defiçitare.
Sa u përket kiteve të reja, Berisha tha: “Porosia është bërë vetëm javën e parë dhe ato duan 4-6 javë për të ardhur në Shqipëri. Mundet edhe më shpejt, por këto të dhëna kam. Kjo është një papërgjegjshmëri ekstreme nga Edi Rama dhe zëdhënësja e tij në Shëndetësi”.
Berisha tha se për të kompensuar këtë që bëri, Rama po sillet më keq se juntat ushtarake.
“Çfarë po ndodh në Shqipëri?! Ajo që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Qytetarët shqiptarë janë objekt i dy agresioneve të rënda pa mëshirë. Epidemisë së koronavirusit dhe epidemisë së panikut, dhunës dhe terrorit shtetëror, që mbjell Edi Rama çdo orë dhe çdo ditë si në asnjë në botë, veç Kim Jong-un. Është jashtë çdo lloj imagjinate për ata që njohin psikikën njerëzore që në pikun e epidemisë të shndërrohesh në gjenerator paniku, frike, t’u servirësh qytetarëve të tu skena si në filmat horror apo nga grupet terroriste, grumbuj arkivolesh, t’u flasësh për ditën e kiametit, bomba, kamikazë. Kjo është një mbështetje dhe aleancë kriminale me COVID-19”.
“Dënoj nxjerrjen në rrugë të mjeteve të blindura me mitraloza. Këto janë akte tipike të juntave kriminale dhe jo të regjimeve demokratike. Në të njëjtën ditë që ushtria demonstronte në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, një karvan kamionësh në SHBA shpërndanin ushqime për banorë. Ushtria ka rol për të luajtur, por atë të ndihmës për ta kaluar sa më mirë këtë epidemi”.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...