Negociatat/ Politikani i lartë gjerman: 15 parakushte për Shqipërinë, të monitorohet rreptë

Tuesday, 24 Mars 2020 17:11

Ministrat e Bashkimit Evropian vendosën sot Pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Por teksa kryeministri Edi Rama po reklamojnë si sukses të tyrin vendimin në fjalë, Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Johann Wadephul zbret me këmbë në tokë mazhorancën në Tiranë.

Përmes një reagimi, politikani i lartë gjerman theksonnjë fakt shumë të rëndësishëm që në Tiranë po kalohet në heshtje: 15 parakushte për Shqipërinë deri në çeljen finale të negociatave të anëtarësimit, raporton Syri.net

Sipas Wadephul, Komisioni i BE duhet të monitorojë në mënyrë të rreptë dhe të kujdeshme përmbushjen e 15 parakushteve si dhe për të gjithë procesin e bisedimeve.

Syri.net ju sjell më poshtë deklaratën e plotë të Johann Wadephul:

“Vendimi i sotëm i Ministrave të Bashkimit Europian konfirmon persepektivën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo është një shenjë shpresë dhe inkurajimi për qytetarët, sidomos në këto kohë të vështira të krizës së Coronavirusit, I cili ka prekur të dy shtetet në fjalë.

Në të njëjtën kohë, vendimi i Ministrave të BE është një deklaratë e mosbesimit në Komisionin e BE-së. Kjo e fundit kishte propozuar që negociatat e pranimit me Shqipërinë të fillonin pa kushte. Fakti që vendet anëtare tani kanë parashtruar 15 parakushte tregon se ata presin që Komisioni i BE të monitorojë përparimin në mënyrë më të rreptë dhe të kujdesshme. Kjo gjë duhet të vlejë për përmbushjen e 15 parakushteve, si dhe për të gjithë procesin e bisedimeve.

Ne jemi të bindur që Komisioni i ri i BE, nën presidencën e Ursula von der Leyen do ta marrë parasysh këtë.

Grupi parlamentar CDU/CSU, së bashku me partnerët e tij evropianë, do të jenë bindës se 15 parakushtet duhet të përmbushen plotësisht para se të fillojnë negociatat e pranimit".

Sipas materialit Shqipëria duhet të përmbushë:

1. Finalizimi i SPAK sipas formës kushtetuese.

2. Shqipëria duhet të ndërpresë menjëherë numrin e lartë të azilkërkuesve në BE dhe të sigurojë riatdhesimet.

3. Qeveria Shqiptare duhet të amendojë ligjin e mediave në linjën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Këshilli do të vërejë përmes grupeve të punës nëse Shqipëria ka ndërmarrë me sukses prioritetet si:

4. Nisja e procedurave kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale.

5. Nisjen e hetimeve ndaj atyre që kanë kryer blerjen e votave.

6. Duhet të kenë një vijimësi dhe vazhdimësi në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe procedimin dhe përfundimin e procedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar.

7. Proces të prekshëm në reformën administrative.

8. Implementimit të reformës elektorale dhe gjithashtu një vendim përfundimtar dhe ligjor në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

9. Qeveria shqiptare duhet të angazhohet për të përmbushur kushtet e përcaktuara në vitin 2017 sa i takon minoriteteve etnike.

10. Adaptmin e një ligji për censusin e regjistrimit të popullsisë të kërkuar nga Athina në përputhje me rekomandimet e KE-së

11. Avancimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët.

Me pak fjalë, në vend që të nxitojmë për të hapur shampanjat e rradhës, drafti që pritet të vendosë hapjen e negociatave është pasqyra më e mirë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...