Çelja e negociatave/ Ervin Salianji: Për Shqipërinë lajm pozitiv. Kushtet e BE duken si thirrje për rotacion

Tuesday, 24 Mars 2020 19:23

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit për çeljen e bisedimeve për anëtarësim, ndërsa thotë se kushtet e BE, duken si thirrje për rotacion.

Me një shënim në facebook, Salianji e konsideron lajm të mirë, por shkruan se bëhet pasi janë hapur negociatat prej vitit 2011 për Serbinë, vitit 2012 për Malin e Zi, dhe pa asnjë kusht sot për Maqedoninë e Veriut!

Hapja e negociatave me kaq shumë kushte dhe pasi i është dhëne ok gjithë vendeve te rajonit tregon mangësitë e punës se qeverise, ne fakt lajmi i sotëm është si me nxënësin e keq, qe duke qene i vetmi qe po ngelet ne klase mësuesi i jep pyetjet e provimit para… pooor nuk do te thotë se ka kaluar klasën nëse nuk bën as këto detyra”, shkruan Salianji mes të tjerash.

Sipas Salianjit, vendimi i sotëm tregoi se BE nuk e ka hequr vëmendjen ndaj “popullit me pro perëndimor ne Ballkan”.

Postimi i plotë:

BE jep Ok për negociatat! Më në fund një lajm i mirë për qytetarët, lajm i mirë nuk kthehet kurrë ne arritje konkrete nese nuk kuptohet si detyrim.

Kushtet e BE duken si thirrje për rrotacion, si kusht qê na afron më shumë standartet perendimore, drejt demokracisë funksionale, me institucione të forta që vijnë nga zgjedhje të lira, me lufte ndaj krimit dhe korrupsionit, me pavaresi të institucioneve të pavarura dhe garantim të lirive dhe të drejtave

Hapja e negociatave për bëhet pasi janë hapur negociatat prej vitit 2011 për Serbine, vitit 2012 për Malin e Zi, dhe pa asnjë kusht sot për Maqedoninë e Veriut!

Shqipëria ishte e para nder vendet e Ballkanit Perendimor, qeveria e Partisë Demokratike nenshkroi nder te parat marreveshjen e Stabilizim asocimit, hoqi vizat pas nje pune voluminoze dhe te matshme ne permiresimin e sherbimeve, luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, krijimit te sistemit online te gjendjes civile, pashaportave biometrike etj.

Sot për fat te keq jemi te fundit, hapja e negociatave me kaq shumë kushte dhe pasi i është dhene ok gjithe vendeve te rajonit tregon mangesite e punes se qeverise, ne fakt lajmi i sotem është si me nxenesin e keq, qe duke qene i vetmi qe po ngelet ne klase mesuesi i jep pyetjet e provimit para… pooor nuk do te thote se ka kaluar klasen nese nuk bën as këto detyra.

Gjithsesi për Shqipërinë dhe qytetaret është nje lajm pozitiv, BE dhe familja evropiane tregoi qe nuk e ka hequr vemendjen ndaj popullit me pro perendimor ne Ballkan!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...