Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në në shënim në facebook, shkruan ndër të tjera se 'buxheti i shtetit ka para për të përballuar krizën, por Edi Rama i ka ndarë paratë me miqtë e tij'
Madje ka shpikur 'arsye për të paguar edhe me shumë: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të.'
'Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendent mendon të vjedhë shqiptarët.
Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepe ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerez, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19. '