Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk bëhet pjesë e pazareve presidenciale.
Gjatë fjalës së tij në kuvend, ai ka treguar se e ka takuar dy herë presidentin Hashim Thaci dhe nuk janë kuptuar në asnjë rast.
‘Dy orë e takova presidentin dhe nuk u morëm vesh, se ai më tha tri herë: hiqe taksën, shkojmë bashkë në Washington dhe bëjmë marrëveshjen dhe heqim Serbinë qafe një herë e përgjithmonë. Vetëm unë edhe ti jemi këtu. Këta të tjerët janë të emëruar, idea jonë është me heq tarifën me publiku marrëveshjen. Këto pazare presideciale nuk mund të më kenë mua si bashkëpunëtor’, tha Kurti.
Ndër të tjera Kurti ka deklaruar se nuk i dhimbset vetja dhe aq më pak qeveria, po populli që ngeli pa qeveri në këtë kohë të vështirë të epidemisë.
‘Mua nuk dhimbeset kjo qeveri e aq më pak vetja. Më dhimbset ky mocion që do lej popullin pa qeveri. Së treti po doni ta lini popullin pa qeveri në përhapjen e kësaj pandemie. Populli e din që unë nuk e kam mbështetjen tuaj, as të një pjesë të LDK. Po ashtu e dinë që pakujdesisë iu shtua edhe korona dhe një qeveri që mund ta menaxhonte mirë. Ky Pazar presidencial i shpall sfidë qeverisë. Prandaj motorri në prapavijë e kësaj pune është si ta shpalllim këtë luftë’, përfundoi Kurti.