Ahmetaj -Ramës/Mjaft me propagandë, ushtro përgjegjësitë shtetërore

E mërkurë, 25 Mars 2020 13:27

Të dashur miq, vellëzër & motra,


Mbrëmë në emisionin "opinion”, shqiptarët (çuditërisht edhe Ministri përgjegjës A. Ahmetaj !!) u konfirmua se, Qeveria, në fakt Udhëheqësi Suprem i Surre(a)lit, ka shpalluar emergjencën e fatëkeqësisë shëndetësore, si dhe paketën e vetë-quajtur “Rama 2”, të kompesimeve sociale ndaj qytetarëve dhe të mbështetjes ndaj biznesit.

Sot, është bërë e njohur se do mbledhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, por “i gjithëpushtetshmi”, nuk mundet ta linte edhe këtë vendimarje, qoftë edhe si “atribut formal” të një “instrumenti këshillimor por KUSHTETUES gjithësesi”.
Në cilësinë e ekspertit të çështjeve të Sigurisë Kombëtare, dhe megjithëse shumë e vonuar, e përshëndes Kryeministrin për këtë vendimmarje , por po ashtu:
• E inkurajoj që ta kapërecejë paranojën e “Sulltanit të Madhërishēm”, por të ushtrojë përgjegjesitë shtetërore vetëm bazuar në kushtetën dhe ligjet e vendit.

• Po ashtu, i bëj apel, ta lerë “prapagandën cinike me qytetarët” por të garantojë se kompesimet sociale të qytetarëve dhe paketat me lehtësirat dhe mbështetjen ndaj biznesit nuk janë: “nga thesi i dëshirave të Kryeministrit”, por DETYRIME të përcaktuara në nenet 11, 27, 38 dhe 49 të Kushtetutës; neneve 19, 22 dhe 41 të Ligjit nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”; si dhe nenit 7, pika 4, të Ligjit 15/2016: “Për parndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe mbrojtjen e sëmundeve infektive”. Kaq e thjeshtë!

• Më tej, e inkurajoj që të legjitiomojë përdorimin e Forcave të Armatosura, mbi bazën e neneit 174 të Kushtetutës (pas vendosjes së fatëkeqësive natyrore), si dhe nenit 23 të Ligjit nr. 59/2014: “Mbi pushtetet e drejtimit të FA”. Kaq e thjeshtë!
• Së fundmi, i bëj apel po ashtu, të legjitimojë (në kuvend) brenda max 45 ditesh, të gjitha aktet normative që ka nxjerrë duke keq-përdorur nenin 101 të Kushtetutës.


Përfitoj nga ky rast, të shpreh mirënjohjen për heronjtë tanë: “mjekët, infermierët, policinë e shtetit, ushtarkët, & këdo të angazhar me këtë pandemi vdekje-prurëse”.
Thëne sa më lartë, uroj, lutem dhe besoj fort se, do i`a dalim ta fitojmë betejën me Covid-19 dhe do t`i bashkohemi përpjekjeve të botës së qytetëruar deri në fitoren e luftës me këtë kërcënim për jeten, strandartet e sigurisë, mirëqenien e qytetarëve si & vlerat demokratike të shoqërisë.

Modifikuar më E mërkurë, 25 Mars 2020 15:18
Login to post comments