‘Rama ka frikë nga populli i tij, jo nga koronavirusi’

E mërkurë, 25 Mars 2020 15:15

Kryeministri Edi Rama zbarkoi sot në rrugë për të takuar qytetarët e vendit të tij. Megjithatë, ai rrethohej nga një ushtri me roje.
Sipas nënkryetarit të PD, Edi Paloka, Rama nuk ka frikë virusin, por popullin.
Shpifje! Ja shiheni në rrugë, pa maskë e pa asnjë masë mbrojtëse ndaj virusit!
Ky nuk ka frikë nga virusi, ka frikë vetëm nga populli i tij, prandaj dhe tani mban një batalion me roje pranë vetes!” shkruan Paloka.
Rama u fotografua në rrugë teksa u bërtiste të moshuarve se pse kanë dalë në kohën kur rrezikohen nga koronavirusi.

Login to post comments