Metaliaj: "Humbja e kohës në disfavorin tonë!"

E Enjte, 26 Mars 2020 16:06

Nga Lindita Metaliaj

Sot jemi të gjithë në karantinë,dhe në fakt distancimi social është mbrojtja e vetme!
Disa pyetje kam për kryehorrin e surrelit,mbase ka kohë tu përgjigjet (shpresoj shumë jo me telefon).
Edhe sa ditë mund të mbyllet në shtëpi ai kryefamjari që punon çdo ditë për të ushqyer familjen me ato pak të ardhura që arrin të fitojë!
Edhe sa ditë mund të shtyjnë ata që humbën punën si rezultat i pandemisë!
Kur do ta marrin atë pagën minimale që ti kreu i narkoqeverise u premtove të vetëpunësuarve,dhe gjithë të punësuarve të biznesit të vogël!
Po për fermerët çdo të bësh?Si do të mbijetojnë ata?Me çfare do të ushqejnë familjen?
Po faturat e kripura te energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm me çfarë të ardhurash do ti paguajnë kategoritë e mësipërme,familjet në pamundësi ekonomike,të papunët,etj.
A mund të shprehet një kryeministër që kush nuk i paguan në situatën e rëndë të pandemisë do tu priten si dritat edhe uji!
Po sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si dhe me çfarë do ti paguajnë??
Për çfarë i duhesh këtij populli?
Vetëm për presion,për tu përmendur gjobat ,gazin lotsjellës dhe ushtrinë e armatosur gjer në dhëmbë?
Për tu çjerrur dhe uluritur si i çmendur pensionistëve qe nga halli dalin të pambrojtur për të blerë bukën dhe ilaçet?
Ke plot 7 vite që varfërove shqiptarët deri në palcë.I degdise rrugëve të Europës në kërkim të shpresës për një ditë më të mirë.
Katandise shëndetësinë në nivele të mjerueshme ,na mungonte Corona virusi për të patur një tablo edhe më të qartë!
Po humbim kohë ,çdo ditë është e vonuar!
Humbja e kohës sjell humbje jete!
Buxheti sot ka 260 milionë euro, për të përballuar situatën ku ndodheni, 120 milionë euro për 12 koncensione të 10 oligarkëve,40 milionë euro shpenzime operative të panevojshme dhe 100 milionë euro investime që presin pasi sot prioritet është shëndeti i shqiptarëve,jeta e tyre !
Thirri mendjes sot sepse nesër është vonë!
Koha nuk pret!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...