COVID-19/ Idrizi: Duhen bërë testime, ndryshe luftojmë me një armik imagjinar

E Enjte, 26 Mars 2020 16:13

Në një lidhje Skype me Syri TV, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi përsëriti edhe një herë apelin e tij publik për sa më shumë testime.

Sipas ish-deputetit, duhet të dimë kush është i infektuar me COVID-19 dhe nga kush të ruhemi, përndryshe jemi duke luftuar me një armik imagjinar

“Duhet të ndjekim direktivat që përveç izolimit, ve theksin te bërja e testeve që të kemi mundësi kush është i kontaminuar dhe kush duhet izoluar. Duket një kërkesë e pazbatueshme për kushtet e Shqipërisë, por kjo është e vetmja rrugë. Nuk mund ta luftojmë këtë armik pa e ditur kush e ka.

Ne po shohim përditë raste që për shkak edhe pacientët që vijnë për sëmundje të tjera kanë mundësi tua transmetojnë atyre për të cilët kemi më shumë nevojë, mjekët. Të gjithë ata që kujdesen për sigurinë ushqimore, ose atyre profesioneve që qeveria i ka lejuar të punojnë.

 

Kjo është simptomatike. Ne nuk e dimë nga kush të ruhemi. Të nisë me punonjësit e shëndetësisë, atyre që janë të detyruar të dalin e të punojnë dhe më pas të kontaminuarve. Ndryshe luftojmë me një armik imagjinar”, shprehet Idrizi.

Intervista:

 
 
Login to post comments