Pollo: Qeveria shqiptare heshti teksa BE e shtoj numrin e kushteve të vëna për t'u plotësuar dhe pse shtimi i këtyre kushteve se gjendja e vendit është edhe me e rënduar se para

Premte, 27 Mars 2020 11:17
Genc Pollo
 
Siç thuhet shpesh në futboll „Pas lojës fillon loja“, edhe në këtë rast vlen të thuhet se puna fillon tani. Monitorimi i kushteve dhe i plotësimit të tyre nga ana e qeverisë shqiptare qëndron tashmë në plan të parë e do të jetë fort skrupoloz. Ky proces kurrsesi nuk duhet të kalojë në një plotësim sa për të kaluar radhën, përkundrazi kushtet duhet të zbatohen e të përmbushen në përputhje të plotë me qëllimin dhe përmbajtjen e tyre. Në këtë proces Komisioni Europian do të luajë një rol të rëndësishëm. Ndryshe nga panorama rozë që parashtrohej në progres-raportin e fundit, për të cilin Ministrat e Çështjeve për Europën me vendimin e marrë kanë treguar qartë mendimin e tyre, në të ardhmen do të nevojitet që qeveria shqiptare të ndiqet me frymë konstruktive e kritike dhe të kontrollohet nga afërnë punën e saj për plotësimin e kushteve.
 
Edhe Bundestag-u gjerman nuk do të lërë pa përdorur të drejtën e vet parlamentare për të ndjekur nga afër plotësimin e kushteve e në rast nevoje për të shprehur qëndrime në lidhje me përmirësime të nevojshme. Nëse lind nevoja mund të përfshihen edhe vende të tjera të Bashkimit Europian, sidomos nga ato vende, në të cilat parlamenti është po aq i angazhuar për këto çështje siç është p.sh. rasti i Holandës.
 
Edhe në Shqipëri duhet që të gjitha forcat politike të kontribuojnë për plotësimin e kushteve.
 
Të bën përshtypje fakti që qeveria shqiptare teksa shprehej rreth vendimit të marrë pothuajse heshti plotësisht për kushtet e vëna, edhe pse formulimi dhe shtimi i tyre tregojnë se gjendja në muajt e vitet e fundit është bërë edhe më e vështirë se më parë.
Modifikuar më Premte, 27 Mars 2020 11:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...