Gazmend Koduzi: Qeveria dështoi, mjekët në luftë pa armë. Nuk është ulur numri i të prekurve me COVID 19, por numri i testimeve

Premte, 27 Mars 2020 12:42

Në një komunikim live ne skype, Gazmend Koduzi nga departamenti i Shëndetësisë tha se mendon që qeveria nuk i ka marrë masat e duhura në kohën e duhur për përballimin e kësaj situate. Sipas tij, ajo ka dështuar jo vetëm me kapacitetet nëpër spitale, por edhe me mbrojtjen e mjekëve.
“Situata është duke eskaluar ditë pas dite, numri i rasteve totale ka filluar të rritet. Po hyjmë në fazën e rritjes, se kur arrin piku askush nuk e di. Ne mendojmë se nëse do të ishin marrë masat e duhura situata do ishte pak më ndryshe. Ne e kemi mgritur alarmin që në shkurt që qeveria të mos merrej me shoë dhe të merreshin masat. Por kjo gjë nuk ndodhi. Dje dëgjuam shoë-n e radhës së kryeministrit, se do ngrinin spital për 30 ditë. Kujt i duhet spitali pas 30 ditësh, kur mund të ndodhë që epidemia të ketë kaluar. Kemi ndarë 1,2 mln masaka tha më herët, por ato ishin të skaduara. Qeveria ka dështuar komplet në vend që të japë maska i coi mjekët në luftë pa armë”,- tha ai.
Sa për uljen e numrit të të prekurve sot, në 12 nga 28 që ishin dje, Koduzi shtoi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ai tha se në një kohë që kryhen më pak testime do të rezultojnë edhe më pak të infektuar.
“Shifra është alogjike, në epidemi kur nis rritja ajo nuk ulet direkt. Ne tashmë kemi hyrë në fazën e rritjes, numri i pakët besoj që është për shkak të analizave të pakëta që janë kryer. Përforcoj thirrjen që duhet bërë një testim horizontal dhe masiv”,- tha ai.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD shtoi, “Duhet të ishte ngritur Task Forca e Shqipërisë, të ishte bërë një tryezë ekspertësh dhe politika të dëgjonte mendimet e tyre”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...