Stafi mjekësor në Pukë është vetëilzoluar për shkak të kontakteve që kanë pasur me dy të prekurit e rinj nga koronavirusi. Të prekur rezultojnë të jenë nënë e bijë, kjo e fundit vetem 16 vjeçe. Në vetëizolim është edhe stafi i Hipotekës në Fier, pasi njëri nga dy të prekurit rezulton të jetë punonjës aty.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë në Pukë dhe zgjeruar në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër dhe Durrës.
Puka është shtuar në hartën e qyteteve të prekura, me dy raste të reja, duke sjellë edhe vetëizolimin e 7 mjekëve dhe infermierëve për shkak të kontaktit që kanë pasur me dy personat.
Gjithashtu edhe në Fier janë shtuar dy raste të prekur me koronavirus, ku njëra rezulton të jetë punonjëse e Hipotekës. Kjo ka bërë që stafi i këtij institucioni të vetëizolohen deri sa të testohen për virusin.
Në Korçë rasti më i ri i prekur me koronavirus fatkeqësisht është nga radhët e bluzave të bardha.
Nga burimet e sigurta mësojmë se bëhet fjala për një mjeke pranë Spitalit Rajonal të Korçës, ndërkohë që nuk dihet burimi i infektimit për shkak se mjekja nuk ka pasur kontakt me të shtruarit te Infektivi i Korçës.
Një lajm pozitiv vjen nga qyteti i Lezhës. Pas tre rasteve të testuara pozitiv me Covid-19 në radhët e bluzave të bardha, pjesa e tjetër e stafit, mjrke dhe infermierë kanë rezultuar negativë.