Eliot L. Engel: Diçka nuk është në rregull në politikën amerikane ndaj Kosovës, kjo duhet të korrigjohet

Saturday, 28 Mars 2020 09:00

Kongresmeni Eliot L. Engel, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, bëri sot deklaratën e mëposhtme:

“Të thuash që Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një marrëdhënie të ngrohtë dhe të ngushtë do të ishte një nënvlerësim për thellësinë e lidhjeve tona. Shtetet e Bashkuara drejtuan fushatën për t'i dhënë fund spastrimit etnik gjenocidal të Milosheviçit dhe ka qenë miku më i fuqishëm dhe i qëndrueshëm i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës. Unë e kam vizituar Kosovën shumë herë dhe besimplotë mund të them se Amerikanët nuk marrin një mirëseardhje më të ngrohtë në asnjë vend tjetër në botë sesa atje.

"Unë kam qenë gjithnjë krenar që jam partner i qeverive së Kosovës të udhëhequr prej disa partive politike. Unë nuk marr anën e askujt se kush duhet ta drejtojë Kosovën. Ky është një vendim për popullin e Kosovës. Unë gjithmonë do të punoj me këdo që ata zgjedhin.

“Kjo është arsyeja pse unë jam shqetësuar gjithnjë e më shumë me taktikat e duarve të rënda që administrata Trump po përdor me Prishtinën. Departamenti i Shtetit ka kërkuar prej kohësh që Kosova të heqë tarifat e saja ndaj Serbisë. Por kjo administratë iu drejtua ndëshkimeve ekonomike vetëm disa javë pasi qeveria Kurti mori detyrën. Në vend që të linte një qeveri të re të përballej me një gjendje pandemie, të plotësonte agjencitë e saj dhe të rregullonte procedurat e brendshme, SH.B.A.-ja kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi tarifat për Serbinë.

"Ka arsye të vërteta që Kosova të heqë tarifat, kryesisht se ata po dëmtojnë Kosovën më shumë sesa shërbejnë si një mjet për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë. Megjithatë, tarifat janë një mjet i ligjshëm i një kombi sovran. Si të tilla, ato janë imponuar në të gjithë botën nga Presidenti Trump kundër miqve dhe armiqve, pa dallim, për arsye ekonomike dhe politike.

"Në vend që të përdorin taktika mbivendosëse me një mik i cili varet në mbështetjen tonë, Shtetet e Bashkuara duhet të kishin punuar me durim me qeverinë e Kosovës, e cila tani po largohet - ashtu siç kërkonte të punonte me qeverinë e mëparshme të Kosovës - për të përmirësuar politikat që promovojnë prosperitetin dhe një paqe të qëndrueshme. Ti tregosh forcën një demokracie të vogël është akti i një bullisti, jo i një partneri të matur. Megjithatë, unë do të vazhdoj të punoj me çfarëdo qeverie që zgjedh populli i Kosovës tani dhe në të ardhmen.

“Për më tepër, presioni që i është imponuar Prishtinës për heqjen e tarifave është i pabalancuar. Diplomatët serbë po kalojnë vend pas vendi në mbarë globin duke u bërë presione për ta kthyer njohjen që u kanë bërë Kosovës, dhe Serbia po thellon marrëdhëniet me Moskën dhe po blen sasi të konsiderueshme të armëve ruse. Në fakt, nën Ligjin e Kundërshtimit të Armiqve të Amerikës Përmes Sanksioneve (CAATSA) të miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, këto blerje të armëve kërkojnë nga Administrata të vendosë sanksione ndaj Serbisë. Ne as i kemi vënë ato sanksione dhe as nuk kemi shpenzuar energji ndaj Serbinë për t'i dhënë fund përpjekjeve të saj ndaj vendeve të tjera për ta cbërë njohjen e Kosovës.

"Ka diçka të gabuar me politikën e SHBA dhe ne duhet ta korrigjojmë atë. Ne duhet të fillojmë me ribalancimin e qasjeve tona ndaj Serbisë dhe Kosovës. Ne duhet të punojmë me aleatët tanë evropianë për t'i trajtuar të dy vendet si partnerë të pavarur dhe sovranë, duke zbatuar standarde të qëndrueshme për të dy palët teksa përpiqemi të rinisim bisedimet e paqes. Kur ligji amerikan thotë se duhet të sanksionojmë Serbinë për shkak të lidhjeve të saj të sigurisë me Rusinë, ne duhet ta bëjmë këtë.

“Për më tepër, SH.B.A. duhet të rifillojë menjëherë ndihmën e saj përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Modeli MCC bazohet në tregues objektivë, të drejtuar nga të dhënat dhe në një marrëveshje të dakorduar reciprokisht midis SH.B.A.-së dhe vendit pranues. Përdorimi i kësaj ndihme si një topuz për veprime që nuk kanë të bëjnë me MCC ose misionin e saj e shndërrojnë agjencinë në një mjet tjetër presioni për shkëmbime – në pikërisht atë që nuk synonte të ishte. "

Modifikuar më Saturday, 28 Mars 2020 09:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...