Shifrat e gabuara krijojnë panik…Bëni testimet!…

Saturday, 28 Mars 2020 14:23
Nga Kastriot Islami
 

Mungesa e testimeve massive sipas këshillave të OBSH con në një shifër të ulët jorealiste të të prekurve nga COVID-19 dhe për rrjedhojë në një shifër të lartë, në përqindje të vdekjeve. Kjo do të krijonte panik në publik. Pra mungesa e testimeve adekuate jo vetëm pengon menaxhimin e saktë të situatës apo rrit shanset për përhapjen e virusit por në mënyrë indirekte ndikon edhe në krijimin e panikut te publiku.

Nga një shifrave statistikore që raportohen te OBSH për rastin e Shqipërisë vihet re mungesë të paktën coherence. Duke patur parasysh se shifrat e ndryshme kanë korrelacionin e tyre, sa herë që ndërhyhet në to për të zbukuruar apo fshehur/ulur ndonjë parametër, me ose pa dashje, natyrisht që prishen/rriten të tjerat. Por në tabelën e dhënë në këtë shkrim jam i detyruar të do të shqyrtoj të dhënat për Shqipërinë të prezantuara në faqen e OBSH si të pranueshme dhe përfundimi për raportin mes numrit të vdekjeve dhe numrit total të të infektuarëve për Shqipërinë. Ky mund të duket një përfundim jo fort i pëlqyeshëm e deri panikues për publikun por kjo vjen nga statistikat që ajnë dërguar nga Shqipëria drejt OBSH dhe natyrisht përgjegjësia për këtë aspekt bie mbi autoritetet shqiptare. Jam i sigurtë se nëse do të kishte testim adekuat të të prekurëve atëhere edhe ky përdundim do të ishte ndryshe, e me shumë gjasa më optimist.

Raporti i numrit të vdekjeve me numrin total të të prekurëve, i shprehur në përqindje rezulton në rastin e Shqipërisë rezulton nga shifrat e autoriteteve shqiptarei barabartë me 5,4 përqind. Më të lartë sesa vendi ynë këtë shifër e kanë ndër të tjera Italia (10,6 %), Spanja (7,8%). Irania (7,1%) dhe Franca(6,1%).

Shqipëria e ka këtë shifër më të lartë edhe sesa të gjithë vëndet e rajonit, konkretisht më të lartë se Bosnja(1,6%), Serbia(1,5%), Sllovenia (1,4%), Maqedonia e Veriut(1,4%), Kosova (1,3%) dhe Mali i Zi(1,2%).

Shifrën më të ulët të këtij raporti e kanë Izraeli (0,3%), Gjermania (0,7%), Austria (0,9%), Turqia (1,6%) dhe SHBA(1,6%) dhe të gjithë vendet e rajonit tonë.

Si përfundim: Autoritetet shqiptare mbajnë përgjegjësi për statistikat e dërguara në OBSH për Shqipërinë, të cilat cojnë në përfundime jo fort optimiste e derio shqetësuese për publikun. Për rrjeëdhojë, nisur edhe nga ky aspekt, gjykoj se është më kriminale të mos bëhet testimi masiv sipas sygjerimeve të OBSH. Të gjithë argumetat për të moë e kryer këtë testim do të klasifikoheshin nga paaftësia, kaosi në organizim apo mania për të mos treguar të vërtetën për numrin e të infektuarëve. Për më tepër që kjo mungesë e testimit masiv ndikon jo vetëm në përhapjen e edpidemisë por edhe në saktësinë e shifrës totale të të infektuarëve por edhe në koherencën e kësaj shifre me shifrat e tjera. Ritheksoj se me shumë që edhe ky përfundim do të ishte ndryshe më “optimist” e më pak panikuese, nëse do të ishte bërë testimi masiv dhe shifra totale e të infektuarëve do të ishte më afër realitet???!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...