PD denoncon: Mjekja me koronavirus në Kombinat u la vetëm me maskë të skaduar, kolegëve të saj asnjë testim

Saturday, 28 Mars 2020 15:22

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa, ka denoncuar se mjekja që ka dalë me koronavirus në Qendrën Shëndetësore Nr.6 në Kombinat të Tiranës u la në front vetëm me një maskë të skaduar.

Po ashtu ajo shton se kolegëve të saj që mund të kenë pasur konakt me të nuk u është bërë asnjë test pasi qeveria ndjek politikën e testeve me pikatore.

Ajo bën thirrje që gjithë personelit shëndetësor të kësaj Qendre në Kombinat t’u bëhet testi si dhe të dezinfektohet dhe po ashtu mjekëve t’u jepen maska, doreza dhe dezinfektues.

STATUSI I INA ZHUPËS

Një mjek më pak është sot në shërbim të qytetarëve.

Si të gjithë mjekët e familjes, një nga doktoreshat e Qendrës Shëndetësore 6 në Kombinat, ishte lënë në vijën e parë të luftës vetëm me maskën e skaduar të qeverisë. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes për tradhtisë ndaj personelit shëndetësor.

Ana tjetër është se Ministria e Shëndetësisë apo autoritetet e tjera, që varen prej saj nuk kanë bërë testin e asnjë kolegu të mjekes me COVID 19, me të cilët ajo ka patur kontakt të përditshëm. Për të gjurmuar persona që ka vizituar mjekja as që bëhet fjalë.

Politika e testeve me pikatore që po ndjek qeveria për rastet e dyshuara është faktuar nga denoncimet e shumë qytetarëve se ka sjellë rëndimin e gjendjes shëndetësore të tyre. Kjo politikë rezikon jetën e qytetarëve dhe përhapjen e virusit.

Përsonelit shëndetësor në Qendrën Shëndetësore nr. 6 në Kombinat duhet t’i bëhet testi pa vonesë! Vetë Qendra duhet dezinfektuar në mënyrë që të mos bëhet burim infeksioni për stafin dhe qytetarët. Personeli shëndetësor dhe ai ndihmës duhet të pajisen me maska, me doreza, me dezifektues për punën e tyre të përditshme!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...