Kreu i PD-së, Lulzim Basha i bëri thirrje publike kryeministrit Rama që t’i vërë gishtin kokës e të japë sa më parë ndihmën ekonomike për kategoritë e caktuara. Basha thotë se ndihma pritet të hyjë në fuqi më 1 Prill, por ndërkohë gjendja financiare e shqiptarëve sa vjen edhe rëndohet.
Ai tha gjithashtu se Rama duhet të bëjë transparencën e shpërndarjes së fondeve si dhe të mbyllë fasoneritë e call centerat.
“S’ka më vend për asgjë tjëtër, por për veprim të shpejtë. Akti normativ erdhi me vonesë. Në gjendjen e fatkeqësisë natyrore qeveria detyron mbyllje dhe mbështetje. Ka dhënë fonde dhe thotë fillojnë në prill, shuma totale 65 mln euro jepet për tre muaj, shtrihet për tre muaj, cfarë është kjo? Asgjë para kosovës, që vë ndihma për paga dhe qera. Nuk kanë detyrë të cojnë miell e makarona por të marrin masa sic I urdhëron gjendja e fatkeqësisë, të mbyllin fasoneritë po na cojnë drejt një grope, një katastrofe. Jam i sheqetësuar, i brengosur! Është kollaj t’ju thuash njerëzve rrini në shtëpi dhe nga ana tjetër nuk i mbështet. kam 2 javë që e lus qeverinë, sot i them: T’i vërë gishtin kokës! Kjo është skandaloze, të bëjë transparencën e fondeve se si do përdoren”,- shtoi kryedemokrati.