Koronavirusi deri më tani në Shqipëri ka prekur 197 persona ku 33 janë shëruar dhe 10 kanë humbur jetën. Vendi vazhdon që të jetë i izoluar ku nga e hëna do të ashpërsohen edhe më shumë masat.
Nga 12 qarqet e Shqipërisë deri më tani 2 prej tyre nuk kanë asnjë të prekur dhe janë Qarku i Dibrës dhe ai i Gjirokastrës.
Qarku i Dibrës ka një popullsi prej 134135 banorësh në katër bashki që janë:
Bashkia e Dibër,
Bashkia Bulqizë,
Bashkia Klos,
Bashkia Mat.
Qarku i Gjirokastrës ka një popullsi prej 70 331 banorësh dhe ka 7 bashki.
Bashkia Dropull,
Bashkia Gjirokastër,
Bashkia Këlcyrë,
Bashkia Libohovë,
Bashkia Memaliaj,
Bashkia Përmet,
Bashkia Tepelenë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 113 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 21 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 3 rast
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste