Konfirmohet rasti i tretë në Vaun e Dejës/ Nëna e të prekurit rezulton me COVID-19

Saturday, 28 Mars 2020 20:44

Nëna e të prekurit të parë me koronavirus në Vaun e Dejës konfirmohet pozitive. Duke e çuar në 3 numrin e të infektuarve të së njëjtës familje. Një ditë më parë ka rezultuar me koronavirus dhe kunata e 35 vjeçarit. Kjo është një famije e madhe me 5 djem.

Tre prej tyre përfshi dhe 35 vjeçarin jetojnë me familjet e tyre në një shtëpi private me kate të ndara.
I infektuari i parë jeton me nënën që sot u konfirmua si pozitive, me bashkëshorten që një ditë më parë rezultoi negative dhe me fëmijët e tyre.

Po anëtarëve të tjerë të familjes nuk ju është marrë analiza dhe për pasojë ata kanë denoncuar në ABC Neës dhe kanë rrëfyer se as fëmijëve të të prekurit nuk i është marrë tamponi.
Ndërsa theksojnë se nuk i është marrë analiza as nipit të tij që i ka bërë frymëmarrje artificiale kur ende nuk ishte i  konfirmuar me koronavirus.

I rëndë është dhe fakti që 35 vjeçari rreth 8 ditë më parë, është vizituar në spitalin e Shkodrës dhe ka pasur kontakt me personelin shëndetësor.

As këtyre të fundit nuk ju është bërë analiza. Ndaj familjarët kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga strukturat e larta shëndetësore dhe sa më shpejt t’ju merret tamponi familjarëve të 35-vjeçarit./abcnews.al

Login to post comments