Nga Kastriot Islami
Debati për kryerjen e testimeve në një numër të arsyeshëm është tejkaluar tashmë në shumicën e vendeve në momentin kur OBSH ka dhënë direktivën që duhet të kryehen “testimet masive” sepse ato ndihmojnë:
a) Për të njohur më mirë situatën;
b) Për ta menaxhuar më me efikasitet krizën santitare;
c) Për të parashikuar më mirë rastet serioze që kërkojnë “spitalizim”;
d) Për të menaxhuar me efikasitet momentin e pikut dhe shmangur përmbytjen e sistemit shëndetsor;
e) Për të reduktuar (mendohet deri në 50 %) numrin e të vdekurve nga COVID-19.
Për më tepër që kohët e fundit shumë vende janë angazhuar në prodhimin e kiteve të testimit që janë me kosto jo shumë të lartë dhe japin rezultat relativisht shumë të shpejtë…
Kjo direktivë jo vetëm nuk po zbatohet në Shqipëri, por ajo po kundërshtohet ashpërsisht?! Arsyet e kundërshtisë duken jo fort bindëse. Mentaliteti për të mbajtur të fshehtë situatën me pretendimin e moskrijimit të panikut është dritëshkurtër dhe mund të rezultojë fatale në ditët në vijim. Çdo natë në mediat e vendeve përëndimore flitet vetëm për transparencë të veprimeve të qeverisë. Për profesionalizëm. Për bashkëpunim me publikun… Të cilat gjenerojnë mbështetje nga publiku dhe bashkëpunim. Në Shqipëri gjithçka mbahet e fshehtë në duart e një individi. Që kujton se me masa drastike e veprime policore e penalizuese mund t’ia dalë mbanë duke menduar vetëm për pushtetin e tij personal…?!
Madje shumica mendon se një individ i paaftë e i papërgjegjshëm, i cili në kohë paqe ka dështuar plotësisht e në çdo aspekt, me siguri në këtë “kohë lufte” do të mund ta çonte vendin në katastrofë.
Në Shqipëri janë bërë gjithsej 1325 testime dhe kanë rezultuar 197 të prekur nga virusi. Raporti mes testimeve (1325) dhe të prekurve (197) është afërsisht 7 herë, pra nga 7 të testuar, një ka dalë i prekur nga virusi. Le ta konsiderojmë të vwrtetë këtë raport, ndonëse gjasat janë të jetë larg realitetit sepse ky është një raport për këto numra të vegjël dhe në rrethanat kur qytetarët kërkojnë vetë për të bërë testime. Në Korenë e Jugut ky raport është ndryshe…!
Shqipëria ndërkohë ka numër shumë të ulët të testimeve për 100 mijë banorë, gjithsej 46??!!
Në Korenë e Jugut janë kryer 300 mijë testime për 50 milionw banorë, pra 600 testime për 100 mijë banorë ose 13 herë më shumë se në Shqipëri. Dhe nga 300 mijë testime kanë rreth 10 mijë tw prekur, ose nga 30 testime ka dalë një i prekur.
Nëse do të kryeheshin në Shqipëri aq testime për frymë sa në Korenë e Jugut, numri i testimeve duhet të ishte 17300.
Nëse i referohemi statistikës shqiptare, që nga 7 testime rezulton 1 prekur nga koronavirusi, atëherw numri i të prekurve në Shqipëri do të rezultonte 2600 persona të prekur nga koronavirusi? Dhe nëse do t’i referoheshim statistikës koreane (nga 30 testime rezulton 1 prekur me COVID-19) atëherw në Shqipëri nga rreth 17300 testimet do të mund të rezultonin rreth 600 të prekur me virusin COVID-19.
Përmbledhtas mund të thuhet se nga testimi sipas këshillave të OBSH mund të rezultonin shifra disa herë më të larta për numrin e të prekurve nga koronavirusi sesa shifra 197 e deklaruar në datën 28 mars 2020 nga autoritetet shqiptare. Më konkretisht, minimalisht 3-15 herë më të larta se ato që deklarohen aktualisht (197)?! Natyrisht nëse kjo do të rezultonte e vërtetë, edhe të gjithë shifrat e tjera do të ishin më të larta (larg qoftë!)…?!
Të gjithë këto mund të rezultojnë të pavërteta dhe do të dëshiroja shumë të ishin të pavërteta; por përgjigjen e saktë mund ta japë vetëm zbatimi i direktivës së OBSH, ndërkohë që shpërfillja e saj dhe mungesa e transparencës janë me pasoja shumë të rënda për menaxhimin e situatës, dhe shumë shpejt mund të rezultojnë me pasoja katastrofike… Veçanërisht për përmbytjen e sistemit shëndetsor dhe numrin e vdekjeve…! Ky nuk është panik, por thjesht thirrje për të shmangur panikun që mund të shfaqet në ditët në vijim pikërisht nga statistikat e pasakta dhe mungesa e transparencës...