Presidenti Ilir Meta tha se është optimist për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa vendi mori disa ditë më parë “Po-në”, për çeljen e negociatave.
Në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ADN Kronos me seli në Bruksel, Meta tha se Shqipëria ka nisur para një kohe të gjatë procesin e integrimit europian, ndërsa shtoi se me integrim europian, konsideron bashkëpunimine e ngushtë para së gjithash me vendet fqinje.
“Shqipëria ka nisur para një kohe të gjatë procesin e integrimit europian. Unë jam optimist se do të jemi në gjendje të vazhdojmë në rrugën që kemi nisur, pavarësisht të gjitha vështirësive që kemi hasur. Kur them integrimin europian konsideroj bashkëpunimin e ngushtë, para së gjithash me vendeve fqinje, dhe për rrjedhojë edhe me komunitetin e vjetër dhe të ri shqiptar në Itali, që nuk është një mur, por një urë shumë e fortë për integrimin“, tha Meta.